Categories: Uncategorized

Osmani refuzon kërkesën e Thaçit, presidenti: Kuvendi s’ka pronar

Kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani i është përgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me kërkesën e sotme për seancë.

“I nderuar president Thaçi, ju falënderoj për letrën tuaj dërguar sot, me të cilën keni shprehur gatishmërinë për t’iu drejtuar Kuvendit në orën 16:00. Ju njoftoj se në përputhje me praktikat e mëhershme, të ngritura tashmë nga Presidentët që kanë shërbyer para jush, kërkesa për t’iu drejtuar Kuvendit duhet të dërgohet disa ditë më herët, në mënyrë që ai të ketë kohë për ta organizuar seancën”, ka shkruar Osmani.

Për më tepër, thekson ajo, Kuvendi i Kosovës ashtu si dhe shumica e deputetëve do të jenë të angazhuar në aktivitetet për nder të Epopesë së UÇK-së.

“Ato do të mbahen përgjatë datave 5, 6 dhe 7 mars. Kurse në 9 mars, Kuvendi do të organizojë seancë tematike me qëllim sensibilizimin e opinionit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, shkruan Osmani. Thaçi tha më herët se nëse nuk i lejohet raportimi në parlament, do të mbajë një konferencë për shtyp. “Askush nuk është pronar i Kuvendit”, ka deklaruar ai.

të fundit

PD mban 1 minutë heshtje në nder të Azem Hajdarit, mazhoranca nuk i bashkohet

Gjatë seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë…

3 minutes ago

Legjislatura e re parlamentare, betohen deputetët e Kuvendit

Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…

23 minutes ago

EMRAT/ Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…

43 minutes ago

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

1 hour ago

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…

1 hour ago

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…

2 hours ago