Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka propozuar një rezolutë në Kuvendin e Kosovës pas deklaratës së Listës Serbe për situatën në veri, si dhe konferencën ku zëvendëskryeministri Goran Rakiç njofton për vendosjen e karantinës në veri.
Osmani ka thënë se në qeveri të Kosovës duhet që brenda javës të merret vendim për shkarkimin e Rakiç.
Nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë, Osmani ka thënë se do të thërrasin seancë ku do të iniciohet mocion për shkarkimin e tij.
“Propozoj që të hyjë në rend të ditës, kjo propozim rezolutë. Kuvendi i Kosovës propozon: Pika 1 Rikonfirmon se sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm çdo thirrje tjetër kërcënon themelet e shtetit të Kosovës.
Pika 2 Rikonfirmon se të gjitha subjektet kanë për obligim që të punojnë për interesin e vendit.
Pika 3 Kuvendit fton qeverinë që të mos lejojë asnjë anëtar të saj që të jetë i angazhuar në fushatën e Serbisë kundër Kosovës. Kuvendi kërkon që të shkarkojë të gjithë ata që bëhen pjesë e këtyre thirrjeve.
Pika 4 Nëse qeveria nuk e shkarkon brenda javës, atëherë Kuvendi do të thërras mocion për këtë çështje.”, tha Osmani.
Një vrasje mafioze pranë aeroportit kryesor të Shqipërisë muajin e kaluar ka rritur shqetësimet se vendi po rrëshqet gjithnjë e…
Rojet kufitare të Finlandës po zhvillojnë stërvitje intensive ushtarake në kuadër të përgatitjeve për një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve…
Ministri i Jashtëm gjerman Johannes Vandeful beson se Rusia do të përdorë një armëpushim të mundshëm në Ukrainë për të…
Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo vazhdon të investojë në pasuri të patundshme luksoze, këtë herë në zemër të Detit të Kuq,…
Elijona Binakaj ka folur sërish për historinë e saj tragjike, humbjen e nënës dhe motrës, një rrëfim që ka prekur…
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, për mosraportim and apo…