Categories: Uncategorized

Osmani prezanton axhendën: Çdo të hënë mbledhje të Kryesisë, çdo të enjte seancë plenare

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se tashmë do të jenë 14 komisione parlamentare, në përputhje me ri-sistematizimin e ministrive që është bërë.

Osmani tha se këto 14 komisione do t’i mbikëqyrin ministritë e caktuara varësisht nga fushëveprimtaria e tyre, ndërsa në të kaluarën ishin 16.

Të lidhura

None found

Ajo bëri të ditur se në mbledhjen e radhës së Kryesisë që do të mbahet të hënën do ta votojnë edhe formulën e ndarjes së komisioneve sepse do të presin zëvendësimin e disa deputetëve.

“Katër grupe parlamentare presin që të emërohen deputetët e rinj në mënyrë që të jenë plotësisht funksionale dhe rrjedhimisht t’i caktojmë edhe vendet e deputetëve në ato komisione varësisht nga fusha e ekspertizës së tyre”, tha Osmani, raporton Telegrafi.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës tha se në Kryesi kishte dakordim të përgjithshëm që çdo të hënë të kenë mbledhje të Kryesisë dhe çdo të enjte të ketë seancë plenare në mënyrë që të mos grumbullohen pikat e rendit të ditës, e deputetët të kenë më shumë koncentrim dhe kontribut në ato pika që diskutohen.

Ajo tha se janë dakorduar edhe për disa punime në Kuvend në mënyrë që personat me nevoja të veçanta të kenë qasje më të lehtë në Kuvend.

Kryetarja e Kuvendit duke komentuar bojkotimin e mbledhjes së Kryesisë nga PDK-ja, tha se ajo nuk ka larguar fotografinë e presidentit Hashim Thaçi nga zyra, por vetëm e ka zhvendosur në një pjesë tjetër.

“Kryesia e Kuvendit nuk është njoftuar formalisht nga ana e PDK-së për një bojkot të tillë, e konsideroj tërësishëm të panevojshëm. Fotografia e presidentit aktual nuk është larguar nga ana e kabinetit tim, vetëm është zhvendosur”, tha ajo.

Osmani tha se opozita e kaluar ka pas arsye të madhe për bojkot të punimeve të Kuvendit për shkak se territori i Kosovës rrezikohej të ndahej, ndërsa sipas saj, opozita e tanishme nuk ka arsye për bojkot, shkruan Telegrafi.

“Ne në asnjë moment nuk do ta rrezikojmë as integritetin territorial as sovranitetin e interesat e vendit”, tha ajo, duke falënderuar dy grupet tjera parlamentare opozitare për konstruktivitetin e tyre gjatë mbledhjes së Kryesisë.

të fundit

Marta Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen e largojnë Kosovën nga rruga drejt BE-së

Marta Kos kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Do të ishin hap prapa për Kosovën drejt BE-së Komisionerja evropiane për…

14 minutes ago

Pacolli: Zhvillimi i Kosovës duhet të shkojë paralelisht me mbrojtjen e tokave dhe mjedisit

Kosova e së ardhmes ndërtohet përmes vendimeve të përgjegjshme të së sotmes. Sot u mbajt Simpoziumi Ndërkombëtar “Vizioni Hapësinor i…

15 minutes ago

QSUT raporton 26 të trajtuar pas protestës, dy efektivë vijojnë kujdesin mjekësor

QSUT nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka  përditësuar gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, ora 19:15. Në deklaratë thuhet…

19 minutes ago

Klekovski dhe HEMA-ONKO: Kujdesi onkologjik kërkon ndërhyrje urgjente dhe zgjidhje afatgjata

Krijimi i një rrjeti kombëtar onkologjik, unifikimi i standardeve të trajtimit dhe hartimi i një plani afatgjatë për kontrollin e…

26 minutes ago

Getafe synon dy përforcime të tjera, në bisedime me Sancho-n dhe Parejon

Presidenti i Getafes, Angel Torres, ka konfirmuar se klubi është në bisedime me Jadon Sanchon dhe nuk e ka përjashtuar…

31 minutes ago

Aktivistja e plagosur në protestë ndiqet pa ndërhyrje kirurgjikale, efektivi i Shkodrës përfundon me sukses operacionin

Aktivistja Eva Pango, e cila po merr trajtim mjekësor, për momentin nuk paraqet indikacion për ndërhyrje kirurgjikale. Sipas informacionit mjekësor,…

34 minutes ago