Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur që seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë të mbahet nesër.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha para mediave që seanca do të mbahet nesër.
“Me katër vota pro, dy kundër është vendosur të mbahet seanca nesër në ora 11:00. Shumica vendosi të mbahet seanca me një rend të pikës”, tha ajo.
Ajo tha se nesër u takon deputetëve të vendosin se si do të votojnë.
Ndryshe, LDK-ja të premten ka mbledhur dhe ka dorëzuar mbi 40 nënshkrime të nevojshme për të thirrur seancën, ku pritet të votohet mocioni i mosbesimin ndaj Qeverisë.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, mocioni i mosbesimit duhet të vihet në rendin e ditës së Kuvendit jo më herët se dy ditë, e jo më vonë se 5 ditë pas parashtrimit. LDK-ja kërkoi rrëzimin e Qeverisë, pjesë e të cilës është edhe vetë, për shkak të vendimit të kryeministrit Albin Kurti për ta shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Erion Veliaj ka postuar një mesash të koduar nga qelitë e paraburgimit në Durrës përmes platformës TikTok, të bllokuar nga…
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Thumanë, pranë fshatit Fushë Gjorëm, ku një person ka…
Dashi Gjatë kësaj dite janë mjaft të favorshme udhëtimet dhe kontaktet në vende të ndryshme. Mund të ketë të reja…
E ardhmja e Darwin Nunez është gjithnjë e më larg Liverpoolit, me një largim që thuhet se është i garantuar…
Këngëtarja Kejsi Tola, ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe” ku Salsano Rrapi dhe Elona Duro diskutuan me të për rrugëtimin…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Pogradec. Mësohet se një 43-vjeçar është rrëzuar në banesën e tij…