Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani sot gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, diskutoi çështjet e bashkëpunimit dypalësh, si dhe procesin e integrimit të rajonit në BE.
Ajo tha se perspektiva evropiane është orientim strategjik i popullit të Kosovës.
“Ne kemi plane shumë ambicioze për zhvillim. Duam që pritjet e qytetarëve tanë t’i realizojmë me përpikëri, andaj kemi nevojë për thellim të partneritetit me miqtë tanë. Përcaktimi ynë për integrim në strukturat euroatlantikë mbetet synim jetik i popullit të Kosovës”, tha Osmani.
Ndërsa, ministri Di Maio tha se Italia përkrah institucionet e Kosovës në synimin e tyre për reforma, zhvillim ekonomik dhe krijim të perspektivës për të rinjtë e vendit.
“Investimi në teknologjitë e reja është një mënyrë për t’ua siguruar të ardhmen të rinjve të Kosovës”, tha ai.
Ai shprehu gatishmërinë e shtetit italian që të bashkëpunojë më institucionet e Kosovës për zhvillimin e programeve të veçanta në fushë të teknologjisë informative, sigurisë dhe agjendës evropiane.
Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…
Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…
Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…