Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të ndërmarrin çdo veprim me të cilin do t’ia dëshmojnë botës se qytetarët tanë e meritojnë liberalizimin e vizave.
Lufta kundër korrupsionit është prioritet mbi prioritetet i institucioneve të reja të Kosovës.
Këtë qëndrim ia shpalosi sot kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ambasadores së Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, gjatë takimit që e zhvilloi me të në Kuvendin e Kosovës, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.
“Jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime konkrete për ta fituar përkrahjen e Francës për procesin e liberalizimit të vizave”, tha Osmani.
“Prandaj, ne do t’i intensifikojmë kontaktet dhe vizitat e ndërsjella me përfaqësuesit e institucioneve të Francës për t’ua paraqitur atyre një pasqyrë reale të veprimeve që institucionet tona po i ndërmarrin për ta përshpejtuar këtë proces”, tha më tej kryekuvendarja Osmani, duke potencuar se ka kohë që Komisioni Europian e ka konfirmuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim.
Siç thuhet në njoftim, me ambasadoren Butel Osmani bisedoi edhe për shumë çështje të bashkëpunimit dypalësh. Bashkëbisedueset nënvizuan funksionimin e mirë të Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë në Parlamentin dhe në Senatin e Francës, si dhe u pajtuan që një grup miqësie i tillë të krijohet edhe në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.
Osmani dhe ambasadorja Butel diskutuan edhe për pjesëmarrjen e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, në të cilën Kosova është anëtare vëzhguese. Sipas Osmani, Kosova synon që ta ndryshojë statusin dhe që së shpejti Kuvendi të bëhet anëtar i kësaj organizate me të drejta të plota.
Ambasadorja e Francës, Butel, shprehu kënaqësinë për zgjedhjen e Osmani në pozitën e kryetares së Kuvendit të Kosovës, të parës grua në krye të institucionit më të lartë përfaqësues në vend dhe e ritheksoi përkushtimin vendit të saj për ta përkrahur Kosovën në të gjitha proceset politike.
Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…
Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…
Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…
Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…
Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…