Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë.
Osmani flet edhe për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në Washington, ku tha se delegacioni i Kosovës nuk arriti ti sjell vendit pikërisht atë që i premtoi dhe Kuvendit që një kohë të gjatë.
None found
“Njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë. Kjo edhe njëherë dëshmoi se që nga shpallja e pavarësisë sonë, Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës.
Në anën tjetër, delegacioni i Kosovës nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit qe një kohë të gjatë:
– Njohjen e ndërsjellë me Serbinë
– Mosnegociimin e shfrytëzimit të resurseve (siç është Ujmani)
– Mospranimin e Mini-Schengenit (ose siç e quanin mini-Jugosllavi)
– Mosprekjen e kushtetutës dhe deklaratës së pavarësisë (meqë për 1 vit u hoq dorë dhe u shpall moratorium mbi nenin 17 të kushtetutës dhe nenet 8 e 9 të deklaratës së pavarësisë)
– Rezultate konkrete për të pagjeturit
– Dëmshpërblim për reparacionet e luftës
– Përgjegjësi të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë
– Eliminim të plotë të barierave jotarifore që Serbia i ka vënë Kosovës”.
Muaji i gjashtë dhe i fundit për hetimin ndaj ish‑zëvendëskryeministrit Artan Grubi nga BDI përfundon më 22 gusht, kur ai…
Pas publikimit të fotografisë ku mungonte gjuha shqipe në tabelën zyrtare të mirëseardhjes në pikën kufitare, reagimi i shpejtë i…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë raportimet se vendi po përballet me mungesë municionesh, duke theksuar se Shtetet…
Më 05.08.2026 në orën 14:30 në fshatin Radozhë të Strugës, policia ka ndaluar A.S. (56) nga Gjermania për shkak të…
Temperaturat përvëluese që kanë përfshirë Elbasanin kanë bërë që shumë qytetarë t’u drejtohen zonave me freski natyrore për të kaluar…
Gazetari Ermal Peçi i ftuar në “News24”, komentoi protestën kundër që zhvillohet kundër kryeministrit Edi Rama. Gjatë intervistës u ndal…