Categories: Uncategorized

Orari i ri: Si do të lëvizet nga sot deri në 18 maj

Nga sot masat për parandalim të përhapjes së pandemisë do të ndryshojnë, ndërsa kjo pasi numri i rasteve të reja me coronavirus në vend ka shënuar rënie dhe janë regjistruar numër më i madh i të shëruarve.

Masat e reja janë në tri faza, e parë nga 4 deri më 18 maj, e dyta nga 18 maji deri më 1 qershor, ndërsa faza e tretë nis nga 2 qershori deri në vendimin tjetër.

Faza e parë, 4-18 maj

Gjatë kësaj periudhe do të zgjerohet orari i lëvizjes së qytetarëve nga 1 orë e 30 minuta në 3 orë, në dy orare paradite dhe pasdite.

Ndërsa veprimtaritë që do të hapen gradualisht janë ndërtimtaria dhe patundshmëria, tregtia e automjeteve-pjesërisht, tregtia me pakicë-pjesërisht, riparimi i artikujve personal dhe orendive, zyrat e konsulencës.

Faza e dytë, 18 maj-1 qershor

Gjatë kësaj faza planifikohen të lirohen masat varësisht nga situata. Veprimtaritë që do të hapen janë tregtia me pakicë-plotësisht, dentistët dhe fizioterapeutët, sallonet e ondulimit dhe flokëtarët, gastronomia, transporti hekurudhor, transporto urban dhe ndërurban, qendra e thirrjeve dhe hapja e muzeve dhe galerive.

Faza e tretë, 2 qershor…

Në bazë të situatës epidemiologjike do të hapen taksitë, gastronomia në përgjithësi, provimet në arsimin e lartë, testi i maturës dhe arritshmërisë, hapja e kinemave dhe teatrove, hapja selektive e aktiviteteve sportive etj.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se nuk do të ketë më rotacion të orarit por nga nesër qytetarët do të dalin dy herë nga 90 minuta, para dhe pas dite.

Vitia ka theksuar se qytetarët nuk duhet të relaksohen por të vazhdojnë t’i respektojnë masat e qeverisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ndryshe, IKSHPK mbrëmë ka njoftuar për 38 raste të shëruara dhe 10 raste të reja me coronavirus në Kosovë.

Aktualisht janë gjithsej 823 raste me 336 të shëruar dhe 22 të vdekur.

të fundit

Panik në Durrës/ Zbulohet një pako me eksploziv pranë hotelit të Vangjush Dakos

Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…

26 minutes ago

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…

52 minutes ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

1 hour ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

2 hours ago

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…

2 hours ago

VIDEO/ Shpërthim i fortë në një lokal në Madrid, 21 të plago*ur, 3 në gjendje kritike

Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…

3 hours ago