Për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend nuk kanë kaluar pesë marrëveshjet ndërkombëtare, raporton “Ekonomia Online”.
Për ratifikimin e këtyre marrëveshjeve do të duhej të ishin mbi 80 vota të deputetëve, ndërsa në votim merrnin pjesë vetëm 75 deputetë.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se këto marrëveshje do të shtyhen për seancën e radhës.
Në rend dite ishin këto marrëveshje:
Votimi i projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar;
Shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan;
Shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim;
Shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin e bashkimit “Dogana 2020”;
Shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin e bashkimit “Fiskalis 2020”.
Pasditen e kësaj të marte, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, (SPAK). Kjo është hera…
Nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme, konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Gjirokastër, 3 mln euro pasuri të shtetasit D.A. Bëhet…
Vendimi i udhëheqësve të Bashkimit Evropian për të mbështetur Ukrainën me 90 miliardë euro është një garanci sigurie financiare për…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ashpër ndaj arrestimeve të bëra pas protestës së djeshme, duke i cilësuar ato…
Në një samit kritik në fillim të këtij muaji, udhëheqësit evropianë iu drejtuan një mjeti që do të dukej i…
Seanca për Ilir Beqajn për dosjen e sterilizimit, është shtyrë për në 15 janar. Ndërkohë Beqaj në fjalën e tij,…