Categories: Uncategorized

Nuk ka shtim të orës policore, si u vendos për nesër

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk do të ketë orë shtesë policore në Kosovë me rastin e festës së Bajramit të Madh. Sipas MSH’së, masat aktuale të fazës së dytë do të vazhdojnë të mbesin në fuqi.

Faza e dytë e lehtësimit të masave për qytetarët e Kosovës që ka hyrë në fuqi më 18 maj do të vazhdojë edhe nesër kur besimtarët myslimanë festojnë festën e Bajramit të Madh dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk do të ketë orë shtesë policore.

Të lidhura

None found

“Festa e Bajramit të Madh është ditë festive dhe aludimi në masa të tjera përveç atyre që janë në fuqi dhe që vlejnë për të gjithë nuk është i drejtë. Ministria e Shëndetësisë dhe Bashkësia Islame e Kosovës gjatë gjithë Muajit të shenjtë të Ramazanit kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme duke bashkëpunuar me qëllim që ky muaj të kalojë në shenjë të përkushtimit për ruajtjen e shëndetit të njëri-tjetrit dhe në zbatim të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike lidhur me pandeminë Covid-19.

Besimtarët e kanë dëshmuar përkushtimin e tyre gjatë gjithë muajit për t’i zbatuar me korrektësinë më të lartë këto rekomandime dhe MSh beson se një mënyrë e këtillë e manifestimet të besimit do të tregohet edhe gjatë festës së Bajramit të Madh, për të cilën besimtarët janë udhëzuar, gjithashtu, edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës që të manifestojnë respekt dhe kujdes duke shmangur situata që ekspozojnë qytetarin para një rreziku siç është Covid-19”, thuhet në një përgjigje të MSH’së për T7, përcjell Gazeta Express.

Ndërkaq, Bashkësia Islame e Kosovës, ka marrë vendim që të mos ketë organizim të faljes së namazit të Fitër-Bajramit në xhamitë e vendit e as në hapësira të tjera publike.

Në vendimin e BIK-ut thuhet se nuk do të organizohet as pritje në selinë e këtij institucioni fetar, e as në selitë e këshillave lokalë.

Maqedonia e Veriut ka vendosur që nga nesër deri të martën të ketë orë policore. Ora policore do të vlejë nga ora 11:00 e ditës së diele deri të martën në ora 05:00.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë nga data 8 shkur deri më 22 maj, janë testuar 12 mijë e 818 persona të dyshimtë me koronavirus.

Prej tyre, pozitive rezultojnë 1 mijë e 25 raste ku nga ta 782 raste janë shëruar, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

të fundit

Ndalet mësuesi i edukimit fizik në Vlorë pas kallëzimit të 7 nxënëseve për ngacmim sek*ual

Një mësues i edukimit fizik në një shkollë në Vlorë është ndaluar nga policia, pasi shtatë nxënëse të institucionit, të…

5 minutes ago

MASH kërkon kthimin e librave të subvencionuar në mbyllje të vitit mësimor, kontrollet në shkolla nisin javën e ardhshme

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) rikujton të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë se tekstet dhe materialet shkollore të subvencionuara…

6 minutes ago

SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive të Nikolin dhe Klevent Gjolenës, vlera e tyre në treg mbi 2 milionë euro

Prokuroria e Posaçme (SPAK), kërkon konfiskimin e 16 pasurive të paluajtshme në pronësi të Nikolin Gjolenës, Klevent Gjolenës dhe personave…

19 minutes ago

Nën dyshimin se i mori jetën gruas me insulinë, dalin hollësi të reja për 35-vjeçarin që drekoi me të dashurën ditën e funeralit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me hetimet ndaj Nadir Rossit, 35-vjeçarit italian i cili akuzohet për vrasjen…

24 minutes ago

Egnatia mund të përballet me Getafen në 1/16-at e Conference League, sipas parashikimit të “Football Meets Data

Edhe pse Egnatia nuk ia doli të marrë pikë në transfertën rumune ndaj Universitatea Craiova, e humbur 0 – 2…

24 minutes ago

Haxhiu dhe Hargreaves diskutojnë agjendën evropiane dhe punën legjislative të Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves,…

29 minutes ago