Deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës u mblodhën dje për të votuar mocionin e ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, e përbërë nga koalicioni VV-LDK dhe pakicat.
Nga kjo seancë e zhvilluar dje u rrëzua Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, e cila pati hiç më shumë se 50 ditë punë.
Kur u përfundua seanca u tha se votuan 82 deputetë në mocioin e ngritur për rrëzimin e Qeverisë, por kjo gjë doli të mos jetë e saktë.
Në fakt ishin 85 deputetë që votuan dje, në mocioni e ngritur nga LDK. Nga këto vota, vetëm tri ishin kundër këtij mocioni, ajo e Vjosa Osmanit, Haxhi Avdylit dhe Ardian Shalës dhe Fikrim Damka i cili vendosi të abstenojë, raporton Indeksonline.
Në herën e parë nuk ishin numëruar edhe dy vota kundër, të cilat ishin të deputetes boshnjake, Zikreta Aliti nga NDS dhe të Fidan Jilta nga komuniteti turk (KDTP).
Pro rrëzimit të Qeverisë Kurti ishin edhe Rasim Demiri, Albert Kinolli dhe Adem Hotza.
Problemet tek regjia bën që të raportohet se ishin 82 deputetë që votuan dje,kur në fakt ishin 85. Pas kësaj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti mori vendim për shkarkimin e zv/kryeministrit nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, teksa sot Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se nuk do t’i tërheq ministrat dhe zv/ministrat e tij nga puna në qeverinë në largim, derisa të kalojë situatë e pandemisë COVID-19.
FIFA ka vendosur të heqë fotot promovuese të futbollistit të Al Ahly, Hussein el Shahat, përpara ndeshjes së Kupës së…
Pak kohë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Gerd Vaso, balerina dhe koreografja Enada Hoxha ka folur hapur për këtë…
Disa rrugë në Tiranë do të bllokohen ditën e hënë për shkak të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën…
Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari i lartë që është vënë…
Ansu Fati është një nga futbollistët që mund të largohet nga Barcelona gjatë kësaj merkatoje. Monaco është skuadra që ka…
Vera duket se do të jetë e gjatë dhe e mbushur me postime hot në rrjetet sociale. Janë vajzat e…