Categories: Uncategorized

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare për Jerusalem Post: Përse qeveria e re e Izraelit duhet ta njohë Kosovën

Akri Çipa, njohës i çështjeve ndërkombëtare me fokus në Ballkan dhe Lindje të Mesme, ua ka numëruar arsyet qeverisë së re të Izraelit se përse këta të fundit duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës nëpërmjet një shkrimi editorial në prestigjiozen izraelite ‘The Jerusalem Post’.

Siç shkruan Çipa në tekstin editorial të tijin, Izraeli duhet të bëhet në mesin e 100 shteteve që njohin pavarësinë e Kosovës në mënyrë që të krijojë partneritet diplomatik, e ekonomik. Sipas tij, ajo çfarë i përbashkon Kosovën e Izraelin janë principet dhe vlerat, teksa sheh shpresë për një njohje diplomatike nga qeveria e re e kryesuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe zëvendëskryeministri i tij, Benjamin Gantz.

“Në fakt, ekzistojnë mundësi të rëndësishme për bashkëpunim midis dy vendeve që mbeten të pa eksploruara. Me popullsinë kryesisht të re, Kosova e sheh Izraelin si një model për t’u bërë “kombi fillestar” i Ballkanit”, thuhet në shkrimin e publikuar në ‘The Jerusalem Post‘.

“Për më tepër, të dy vendet kanë të njëjtat vlera dhe parime. Ashtu si Izraeli, Kosova u themelua mbi vlerat universale të demokracisë, lirisë dhe shprehjes. Si shtet multifetar dhe multietnik, Kosova e shpalli pavarësinë për të garantuar dhe mbrojtur të drejtat dhe liritë e të gjitha pakicave etnike dhe fetare”, shkruan tutje njohësi i çështjeve ndërkombëtare.

Ndër të tjera, eksperti i fushës së politikave të jashtme në Ballkan e në Lindje të Mesme vë në pah edhe përkrahjen e kombit izraelit në raport me fushatën e bombardimit të NATO-s. Siç edhe shprehet Çipa, “Fushata e NATO-s e udhëhequr nga SHBA-të, që i dha fund monstruozëve serb në Kosovë dhe i hapi rrugën pavarësisë së kësaj të fundit u përkrah shumë nga komunitetet hebraike në të gjithë botën, veçanërisht komuniteti hebre amerikan”.

Eksperti Çipa e sheh hiç më shumë sesa një mit prishjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Serbisë dhe Izraelit, në rast të njohjes së pavarësisë së Kosovës prej kësaj të fundit.

Shkrimin editorial të plotë mund ta gjeni në ‘The Jerusalem Post‘.

të fundit

Horoskopi 14 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…

4 hours ago

“Më doli dhelpra përpara”, 45-vjeçarja humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…

4 hours ago

“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…

5 hours ago

I dashuruar kokë e këmbë, Gjiko zbulon si e bëri për vete Elitën: Gjëja më e veçantë, meriton të gjithë botën

I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…

5 hours ago

Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…

6 hours ago

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…

6 hours ago