Vonesat në krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 6 tetorit, kanë bërë që edhe ambasadat e huaja dhe ndërkombëtarët të angazhohen me qëllim të arritjes së një koalicioni në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ditë më parë në Berlin, emisari i presidentit Trump, Richard Grenell, kishte pritur nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliun, dhe dy anëtarët e kryesisë, Avdullah Hotin dhe Skënder Hysenin, me të cilët kishte folur rreth bisedimeve për krijimin e qeverisë së re.
None found
Duke parë një situatë të tillë, Richard Grenell, kishte planifikuar edhe një vizitë në Kosovë, megjithatë e ka anuluar, pasi siç thonë nga zyra në Berlin, jo të gjitha palët kanë qenë të gatshme.
Një gjë të tillë për Gazetën Express e kanë konfirmuar nga zyra e ambasadorit Grenell në Berlin.
Anulimi i kësaj vizite të ambasadorit të SHBA-së në Berlin ka ndodhur pasi jo të gjitha palët kanë qenë të gatshme, por pa e specifikuar se cilat palë.
“Në përgjigje të pyetjes tuaj, unë mund t’iu them se ne e kemi anuluar udhëtimin e fundit sepse jo të gjitha palët nuk ishin të gatshme, fatkeqësisht”, ka thënë zëdhënësi i Përfaqësuesit Special, Dick Custin.
Grenell para pak ditësh kishte pritur në Berlin tre zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me të cilët kishte diskutuar edhe rreth çështjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.
Kosova ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme më 6 tetor, ndërkohë vendi vazhdon të mbetet pa institucione për më shumë se 3 muaj.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës vendosë qasje të re në monitorimin e shpenzimeve të jetesës së qytetarëve, përmes llogaritjes së…
Jose Mourinho ka shpjeguar se Real Madridit i duhet kohë për të korrigjuar problemet e tij dhe për të përmirësuar…
Llapi dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Albi Mall Superligën…
McLaren ka konfirmuar zyrtarisht se prodhimi i supermakinës 750S do të përfundojë në vitin 2027, duke shënuar fundin e një…
Anis Mehmeti tashmë vlerësohet 13 milionë euro në tregun e “Transfermarkt”. Mesfushori me tipare sulmuesi ka pësuar kështu një rënie…
Thirrjet për t’i dhënë fund luftës përmes negociatave me Rusinë po nxisin debate në Ukrainë. [...]Read More...