Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive, mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë pacienti 69 vjeçar nga komuna e Suharekës, i cili ishte pranuar më 10/04/2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe probleme kardiake.
Sipas raportit 24 orësh, në Klinikën Infektive po trajtohen 53 raste pozitiv me COVID-19, kurse janë shëruar 3 pacientë.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me COVID-19 është si vijon: 39 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv të klinikës janë 3 pacientë në gjendje kritike, prej të cilëve njeri është në oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik.
Numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 387, i të shëruarve 69, ndërsa deri tani janë shënuar 9 viktima.
“Është një votë qartësie dhe përgjegjësie. Nuk duhet të mohojmë dhe as të jemi në katastrofë”, tha Emmanuel Macron në…
Njoftimi i fejesës së Taylor Swift dhe Travis Kelce u pasua nga një sërë reagimesh, dhe postimi që çifti ndau…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda shprehu sot mirënjohjen për pesë efektivët e policisë të cilët u…
Në një deklaratë të gjatë në "Facebook", kryedemokrati Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë dhe strukturat e sigurisë për rrëmbimin dhe…
Reperja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një lajm të veçantë dhe të gëzueshëm.…
Nga Shtatori kalimi në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë. Më herët ministrja e Infrastrukurës, njoftoi se qarkullimi…