Një person në Gjakovë, më saktësisht në fshatin Nec, dyshohet se e ka vrarë veten.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj.
None found
Xhurkaj tha se sonte rreth orës 20:00, spitali rajonal në Gjakovë ka pranuar një person pa shenja jete.
Pas hetimeve, ku kanë gjetur edhe dy dëshmitarë, u konfirmua se i ndjeri ka kryer aksidentalisht vetëvrasje.
“Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe aty ka gjetur edhe dy dëshmitarë që konfirmojnë se ka ndodh vetëvrasje aksidentale”, tha Xhurkaj.
Ai shtoi se hetimet për të kuptuar detaje të tjera ende po vazhdojnë.
“Dëshmitaret janë shoqëruar në stacionin policor – Gjakovë. Në vendngjarje kane dalë patrulla policore dhe hetuesit kujdestarë. Hetimet e mëtutjeshme do të zbardhin saktësinë e ngjarjes”, përfundoi Xhurkaj.
Një sulm kibernetik ka vënë në shënjestër instalimet frigoriferike që përdoren nga Shërbimi Kombëtar i Gjakut në Francë, duke rrezikuar…
Një emision televiziv në Danimarkë, i cilësuar si një version i vërtetë i filmit “The Truman Show”, ka shkaktuar zemërim…
Kina ka deklaruar se është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve…
Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për një vend në Senatin amerikan në shtetin e Michiganit, duke mposhtur kandidatin republikan…
Demokrati Chris Pappas ka fituar garën për një vend në Senatin amerikan, duke siguruar 56.3% të votave në shtetin e…
Një 53-vjeçar nga Bulqiza është gjetur i pajetë ditën e djeshme në malin e Bulqizës, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar…