Categories: Uncategorized

Një 28-vjeçare shtatzënë me koronavirus po trajtohet në Klinikën Infektive

Një grua shtatzënë e prekur nga koronavirusi është hospitalizuar në Klinikën Infektive që tre ditë.

Gruaja shtatzënë e moshës 28-vjeçare është në pritje të fëmijës së tretë dhe është nga Vitia. Ajo është rast kontakti e infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Shneta.

Lajmin për hospitalizimin e gruas dhe trajtimin e saj në Infektivë e ka konfirmuar infektologu Prof. Salih Ahmeti në një deklaratë për Gazetën. Ahmeti ka thënë se gruaja dhe fryti i saj janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Gruaja është shtatzënë në muajin 8 e gjysmë, afër muajit të nëntë. Gjendja e saj dhe e foshnjës është e mirë dhe sot është kontrolluar edhe nga gjinekologu”, ka deklaruar Ahmeti. Mjeku ka shtuar se pacientja nuk ka simptoma të rënda.

Kujtojmë se në Kosovë janë infektuar me koronavirus deri më tani tri gra shtatzëna, dhe të paktën një prej tyre ka ndërruar jetë sot. Në total numri i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 598 me 16 viktima.

të fundit

Mbetjet urbane/ Tirana gjeneron 14.52 kg për frymë në vit, gati 10 herë më shumë se BE

Kryeqyteti gjeneroi në vitin 2024 mbi 257 mijë tonë mbetje, duke u bërë kështu bashkia me rekordin e mbetjeve për…

11 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 4 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.7 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro, blihet me 96.8…

23 minutes ago

Parashikimi i motit 4 Shtator 2025, temperatura deri në 33°C

Ditën e sotme vendi ynë, që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të…

30 minutes ago

Horoskopi 4 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot mund të ndjeni një nevojë për më…

8 hours ago

Trump paralajmëron bisedime të reja për luftën në Ukrainë: Putini e di qëndrimin tim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar sot se pritet të zhvillojë bisedime të reja për…

8 hours ago

Hamasi: Gati të lirojmë të gjithë pengjet në këmbim të përfundimit të luftës

Hamasi thotë se mbetet i gatshëm të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Izraelin për lirimin e të gjithë pengjeve të…

9 hours ago