Categories: Uncategorized

Nis fushata elektorale: Nënkryetarja e VV-së- Në zgjedhjet e ardhshme fitojmë bindshëm

Nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Mullhaxha Kollçaku përveç Pandemisë së Koronavirusit dhe këshillave që jep për qytetarët bën edhe një rezyme të situatës politike.Ajo thotë se qytetarët do ta vlerësojnë më së miri ku mbeti shpresa dhe nuk ka asnjë dyshim që zgjedhjet e ardhshme do ta rikonfirmojnë shumë më bindshëm këtë gjë.Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, në këto momente shumë prej jush jeni në krye të detyrës dhe të gjithë të tjerët në izolim apo karantinë, dhe e gjithë kjo po ndodhë për të parandaluar dhe luftuar COVID/19. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministritë e tjera përgjegjëse janë duke e kryer punën në mënyrën e duhur, prandaj kjo shihet si pengesë për kundërshtarët politikë, që investuan çdo gjë për prishje të koalicionit.

Si epidemiologe e ritheksoj nevojën për bashkëpunim të qytetarëve me institucionet përgjegjëse që janë duke bërë përpjekje maksimale për menaxhimin e situatës.
Si politikane, megjithatë po ndiej nevojën për të shtuar diçka.
Disa gjëra tani po qartësohen.

Fakti që partneri i koalicionit kërkoi të parën Ministri për të cilën më së shumti ishte e interesuar V E T Ë V E N D O S J E! dhe se në krye të asaj Ministrie erdhi kundërshtari i koalicionit, siç po shprehet vetë tani, duke çuar pa asnjë keqardhje komunën e Besianës në zgjedhje dhe me çka dëmtohet rëndë buxheti i Kosovës pa asnjë nevojë, shpërfaq tani qartë se:
Kështu u vendos pengesa e parë për mbijetesën e koalicionit, sepse kjo ishte sprovë tepër e shpejtë, e panevojshme, sidomos për një parti e cila gjithnjë prononcohet se ka aq shumë kuadro.
Sot kur LDK, botërisht distancohet nga programi qeverisës i përbashkët dhe i votuar, ndërsa si arsye për mocion e vendos theksin te “antiamerikanizmi” për diçka që poashtu botërisht dihet se nuk qëndron, është shumë më shumë se hipokrizi dhe padrejtësi. Respekt për ata zëra në LDK që edhe këto ditë gjetën guximin për të kundërshtuar, në cilëndo formë.
Qytetarët do ta vlerësojnë më së miri ku mbeti shpresa dhe nuk ka asnjë dyshim që zgjedhjet e ardhshme do ta rikonfirmojnë shumë më bindshëm këtë gjë.

Koalicionet mes partnerëve të dikurshëm, që na zhvatën e ngulfatën këto 20 vite, po vërtetohet se na qenkan të vetme të natyrshme.

Sot në konferencë për medie, në pyetjen e gazetarit për zgjidhjet e mundshme në këtë situatë Abrashi përgjigjet:
“Do të gjindet një zgjidhje kreative”??!!
Kreative, me ata që janë për taksën, apo ata që janë kundër(!!!!), apo me të gjithë ata, se me rëndësi është që të gjithë janë kundër
V E T Ë V E N D O S J E S!

të fundit

Djali i një përkthyesi dhe një aktoreje, kush ishte Artur Zheji, gazetari i karrierës që la gjurmë në median shqiptare

Gazetari dhe publicisiti i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 64-vjeçare. Në çastet e fundit…

23 minutes ago

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare, analisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur, drejtuesi i emisionit 360 Gradë në ABC News, Artur Zheji.…

53 minutes ago

Kristjan Asllani afër humbjes së ndeshjes së parë me Torinon

Pritja mbaroi. Pas javësh të tëra thashethemesh dhe bisedimesh për transferime, fusha e futbollit më në fund do të flasë…

1 hour ago

Vuçiç ‘gjen’ zgjidhjen kundër protestave të studentëve, nxjerr administratën në anti-protesta

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po provon me çdo kusht që të ndalë protestat e studentëve në të gjithë Serbinë. Dhe…

1 hour ago

Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, kush janë dy 16-vjeçaret që humbën jetën! Reagon Shkolla e Muzikës: Lanë pas boshllëk të pazëvendësueshëm

Eriona Ramadani dhe Albina Abazi janë dy adoleshentet të cilat humbën jetën tragjikisht në një aksident në Maqedoninë e Veriut.…

2 hours ago

Elbasani goditet nga stuhia e fortë, shkakton përmbytje dhe bllokim të qarkullimit

Qyteti i Elbasanit është goditur nga moti i keq mesditën e sotme, rreth orës 14:00. Sipas informacioneve paraprake, disa zona…

2 hours ago