Në fshatin Shkoroshnik të Malishevës filluar ceremonia e varrimit të policit Sami Thaçi i cili vdiq të martën mbrëma në krye të detyrës, nga një aksion në fshatin Zhur të Prizrenit.
Ceremonia e varrimit të zyrtarit të Njësia Speciale e Antidrogës, Sami Thaçi, po përcillet nga mijëra qytetarë të cilët kanë shkuar për të nderuar veprën e tij shkruan ekspress.
None found
Thaçi i cili ka lënë pas vetës bashkëshorten dhe tre fëmijë, do të varroset në varrezat e fshatit Shkoroshnik të Malishevës.
Mbrëmjen e së martës në fshatin Zhur të Prizrenit, zyrtari policor, Sami Thaçi, humbi jetën në krye të detyrës, gjatë një bastisjeje që po bëhej në një shtëpi nga Njësia e specializuar e Antidrogës.
Ndërsa edhe dy policë të tjerë janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për ndihmë mjekësore, kurse një tjetër në QKUK, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
I lënduar në vendngjarje mbeti edhe djali i të dyshuarit që kreu sulmin.
Prokuroria Themelore e Prizrenit ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore do të kërkohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit I.B., i cili është arrestuar dhe momentalisht është në mbajtje.
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka votuar në kuadër të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat mbahen…
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kompaninë “Sekilda” sh.p.k. dhe administratorin e saj, Seferin Lazeraj,…
Jonida Maliqi, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ka folur në lidhje me djalin e saj,…
Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për këdo që ofron informacione mbi programin bërthamor…
Kjo e dielë shënjon dhe një ditë të ngarkuar me ndeshje ku spikasin skuadrat e lojtarëve të Kombëtares [...]Read More...
Mes skandalit të Bankës Alta, pagesat e pagave po vonohen në disa institucione shtetërore, përfshirë kompaninë më të madhe të…