Categories: Uncategorized

“Nëse nuk ka qeveri deri më 24 shkurt, në Kosovë ka zgjedhje”

Gazeta e njohur austriake me emrin “Der Standard” i ka dedikuar një shkrim të shkurtër edhe aktualitetit politik në Kosovë.Kjo gazetë ka shkruar se partitë politike në Kosovë që po kërkojnë formimin e qeverisë, VV dhe LDK, kanë mosmarrëveshje vetëm sa i përket pozitës së presidentit të vendit.Ajo një koalicion mes këtyre dy partive e ka quajtur si “shumicë të ngushtë” duke përmendur ulëset e njërës, 29 dhe të tjetrës, 28.

Kjo gazetë ka përmendur edhe afatin ligjor për mandatimin e qeverisë e që është vetëm 15 ditë.Më poshtë keni artikullin e përkthyer nga BS:Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të shtunën e porositi shefin e Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti, që të krijojë qeverinë e re. Megjithë negociatat tre muajshe mes Vetëvendosjes si fituese e zgjedhjeve dhe Lidhjes Demokratike (LDK) si partia e dytë më e fortë parlamentare, një koalicion qeveritar ende nuk është arritur.

Të lidhura

None found

Thaçi ka justifikuar vendimin e tij, duke thënë se bllokada politike e institucioneve nuk mund të vazhdojë. “Palët janë përgjegjëse për zgjidhjen e bllokadës”, citohet Presidenti i Kosovës.
Sipas Thaçit, tani i takon Kurtit që ta pranojë ose jo mandatin për të formuar një qeveri.

Shumica e ngushtëVetëvendosje kishte siguruar 29 nga 120 vendet parlamentare në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 6 tetor, ndërsa LDK-ja mbeti vetëm prapa me 28 vende. Ato mund të krijojnë një aleancë qeveritare me përfaqësuesit e pakicave etnike, përfshirë Listën serbe të Beogradit.Bisedimet për koalicionin qeveritar midis Vetëvendosjes dhe LDK kanë ngecur javë më parë për shkak të kërkesës së LDK-së për të marrë postin e presidentit pasi të mbarojë mandati i Thaçit.

Vetëvendosje e hodhi poshtë kërkesën, por ishte e gatshme ta linte LDK-në të marrë gjashtë nga pesë ministritë, për të cilat kishin rënë dakord më parë, në qeverinë e ardhshme.Nga ana e saj, Lidhja Demokratike kundërshtoi ofertën. Të dy partitë ranë dakord menjëherë pas zgjedhjeve se qeveria e re duhet të kishte vetëm dymbëdhjetë ministri. Duket, gjithashtu se nuk ka mosmarrëveshje të mëdha me programin qeverisës.

Qeveria brenda 15 ditëveSipas kushtetutës, mandatari i caktuar duhet të prezantojë qeverinë e tij në parlament brenda 15 ditësh. Nëse ai nuk është në gjendje ta bëjë këtë, kreu i shtetit duhet të propozojë një kandidat të ri për postin e kryeministrit brenda dhjetë ditëve të tjera.Nëse as kështu nuk arrin të formohet qeveria, do të ketë zgjedhje të reja. Sidoqoftë, kjo gjithashtu ndodh nëse qeveria nuk është formuar 60 ditë pasi të jetë formuar parlamenti. Kjo periudhë zgjat deri më 24 shkurt.

të fundit

Pezeshkian: Irani përballet me një “luftë në shkallë të plotë”, nga raketat te ekonomia dhe mirëqenia e qytetarëve

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se Irani ndodhet në një “luftë në shkallë të plotë”, e cila sipas tij…

1 minute ago

Kosova përballë sfidës presidenciale: Marrëveshje politike apo rikthim në zgjedhje?

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca për konstituimin e legjislaturës së…

7 minutes ago

Hoxha: Përgjegjësia e parë për ndotjen e ujit në Gostivar i takon pushtetit lokal

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Muamet Hoxha, sot në një konferencë për shtyp në Qeveri ka folur për…

10 minutes ago

Festë pa kufij, dy futbollistë të Spanjës puthen në buzë gjatë paradës së Kupës së Botës

Dy milionë njerëz festuan titullin e Kupës së Botës të ekipit kombëtar spanjoll në rrugët e kryeqytetit të Spanjës, Madridit.Lojtarët…

12 minutes ago

Ronaldo vihet në shënjestër të batutave gjatë festës së Spanjës për Kupën e Botës

Një batutë për Cristiano Ronaldon u bë gjatë ceremonisë së festimit të Spanjës pas triumfit në Kupën e Botës, teksa…

13 minutes ago

Punonjësit e “Diamma Resort” dhunuan me sende të forta 5 turistë nga Turqia, policia arreston autorët

Sherri ndodhi në një lokal në plazhin e Golemit, ku menaxheri dhe një punonjës në hapësirën e plazhit të administruar…

17 minutes ago