Categories: Uncategorized

Në Kosovë nis përdorimi i ilaçeve që i aprovoi Trump kundër koronavirusit

Tashmë ka nisur të përdorën edhe në Kosovë dy ilaçet, kombinimi i të cilave supozohet se zvogëlon qëndrueshmërinë e virusit Covid-19. Ilaçet për herë të parë u aprovuan për përdorim nga Presidenti Donald Trump.

Fillimisht shkencëtarët francezë konstatuan se sipas një studimi të hershëm, nëse kombinohet Hdroxychloroquine, që më parë është përdorur kundër Malarias, me antibiotikun Azitrmycin, atëherë koronavirusit të quajtur Covid-19, i zvogëlohet qëndrueshmëria në trupin e pacientit. Ky kombinim u aprovua të përdorët për shërimin e të infektuarve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Klinika Infektive në QKUK ka konfirmuar për Gazetën Express se me këto ilaçe kanë filluar të trajtohen edhe pacientët e infektuar në Kosovë.

“Ju njoftoj se Klinika Infektive ka filluar trajtimin e pacienteve me COVID 19 te rastet indikative me terapinë Hdroxychloroquine dhe Azitromicinë”, thuhet në përgjigjen e Klinikës Infektive.

Javën e kaluar Ministria e Shëndetësisë e ka konfirmuar për Express se ilaçet e aprovuara në Amerikë kanë arritur në Kosovë, një dozë është blerë e një pjesë tjetër është siguruar nga një donator që nuk i dihet emri.

“Ministria e Shëndetësisë është në dijeni lidhur me terapinë në fjalë, dhe tashmë ajo ka siguruar një sasi nëpërmjet buxhetit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, kurse një pjesë e vogël është pranuar si donacion nga një operator i brendshëm ekonomik”, thuhet në përgjigjen e MSH’së.

The Washington Post javën e kaluar shkroi se në Nju Jork po rritet në një shkallë dhe një shpejtësi të paprecedentë, shpërndarja e dhjetëra mijëra dozave te pacientët shumë të sëmurë, të ilaçit që deri tash është përdorur kundër sëmundjes së Malarias.

Liderë politikë, përfshirë presidentin Trump, nxitën që të përdoren këto ilaçe të patestuara se mund të jenë efektive ndaj koronavirusit, shkruan The Washington Post.

Sipas kësaj gazete, ekspertët e shëndetësisë kanë rezerva mbi ilaçet sepse ato mund të shkaktojnë atak kardiak apo dëmtim të syve apo edhe mund ta lënë në gjendje kome pacientin.

“Është ngritur si shqetësim në mesin e ekspertëve të shëndetit për rreziqet që lidhen me këtë ilaçe, përfshirë sulmin në zemër dhe humbjen e shikimit”, shkroi WP.

Presidenti Trump në një konferencë për media më 20 mars tha se “nuk kanë asgjë për të humbur”, kur u pyet për rrezikun që mund ta shkaktojnë “ilaçet e patestuara”.

Në Kosovë deri tash janë 126 raste të infektuara me virusin Covid-19. Prej tyre 10 janë shëruar e një ka vdekur.

të fundit

PS nis punën për ndryshimin e Rregullores dhe ndarjen e komisioneve! Peleshi thërret krerët e grupeve parlamentare! Ç’pritet të ndodhë javën e ardhshme?

Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…

12 minutes ago

I dehur në timon, tenton të korruptojë efektivin e Rrugores, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…

36 minutes ago

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

2 hours ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

2 hours ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

3 hours ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

3 hours ago