Categories: Uncategorized

Në Berlin po zhvillohen negociata sekrete, Vuçiç do t’a njohë Kosovën shtet?

Politikani opozitar serb që drejton “Dverin”, Boshko Obradoviq, thotë se në Berlin të Gjermanisë ka muaj të tërë që kanë filluar negociatat ‘sekrete’ për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

Obradoviq thotë se këto negociata sekrete kanë filluar edhe përkundër qëndrimit të Beogradit se nuk do të negociojë me Prishtinën pa u hequr taksa 100 %, raporton tanjug, përcjell Express.

Përveç tjerash, Obradoviq ka thënë se Aleksander Vuçiç synon të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, meqenëse kishte nënshkruar marrëveshjen e Brukselit.

Obradoviq gjithashtu ka përmendur edhe marrëveshjet e nënshkruara së fundi në Berlin e Mynih mes Prishtinës dhe Beogradit për linjën ajrore, hekurudhat dhe autostradën.

Lidhur me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve ka folur sot edhe politikania serbe, Rada Trajkoviq, sipas të cilës Serbia ka njohur pavarësinë e Kosovës kur ka nënshkruar të premten marrëveshjet.

të fundit

Nis Legjislatura e 11-të, e Kuvendit, Vasil Llajo mban fjalën e tij

Këtë të premte, ka nisur seanca në Kuvend ku pritet konstituimi i legjislaturës së re. Seanca ka nisur me Himnin…

9 minutes ago

Një nga deputetet më të votuara, a ka bërë Sara Mila fushatë në burgun e Elbasanit? Ja si përgjigjet deputetja e re e PS

Ditën e sotme, deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka komentuar  në hyrje të Parlamentit rezultatin e votave…

16 minutes ago

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Mesazhi prekës i kolegëve

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës, njofton ndarjen nga jeta të psikologes Ilirjeta Metushi, e cila prej…

21 minutes ago

PD ceremoni përkujtimore për Azem Hajdarin/ Në homazhe dhe kreu demokrat, Sali Berisha

Këtë të premte, Partia Demokratike, do të organizojë sot një ceremoni përkujtimore pranë bustit të heroit të demokracisë Azem Hajdari…

29 minutes ago

Tentuan të vrisnin Orges Buzin, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim dy autorët (EMRAT)

Prokuroria e Fierit, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar dosjen për gjykim për ngjarjen e regjistruar më 30 Korrik…

30 minutes ago

Debutonte me humbje dhe ndryshoi për Europianin, por Silvinjo ka gjetur formacionin fitues te Kombëtarja

Në vitin e tij të parë si trajner i Kombëtares, Silvinjo arriti të shkruante historinë duke e kualifikuar Shqipërinë për…

52 minutes ago