Categories: Uncategorized

Ndërron jetë nga koronavirusi 70 vjeçari në Kosovë, vajza e tij pretendon se nuk i dhanë oksigjen

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë një 70-vjeçar nga Mitrovica i cili ishte i prekur me koronavirus.

Vaja e tij ka bërë të ditur se babai i saj ka ndërruar jetë në ora 03:00 e mëngjesit të së dielës.

Ajo thotë se dyshojnë që babai i saj ka vdekur për shkak të mungesës së oksigjenit.

“Unë po dyshoj se gazin nuk e kanë pas si duhet, mbikëqyrja nuk ka qenë si duhet. Ne që kemi qenë familjar ia kemi bërë më shumë hyzmetin. Përgjegjësi të madhe nuk ka pasur askush…. Mbrëmë në orë 03:00 na ka thirr vëllai se ka vdekur baba”, ka thënë ajo.

Ajo po ashtu theksoi se trupi i pajetë i babait të saj do të dërgohet për obduksion.

Ajo po ashtu kërkoi nga mjekët që të jenë më të përgjegjshëm.

“Unë iu kisha lut mjekëve që le ta marrin pak më seriozisht këtë punë, se e dimë që është kohë pandemie, por lë të marrin më seriozisht e jo veç me ju dhanë qetësues, sepse atyre nuk ua përballon zemra”, deklaroi ajo.

Theksojmë se deri më tani askush nga QKUK-ja nuk është deklaruar zyrtarisht.

të fundit

Horoskopi 21 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe ju kane dale ne jetën…

7 hours ago

Tension në ujërat ndërkombëtare! Bllokada e Trump hyn në fuqi, SHBA sekuestron anije pranë Venezuelës

Shtetet e Bashkuara po ndalojnë dhe sekuestrojnë një anije në brigjet e Venezuelës në ujërat ndërkombëtare, thanë tre zyrtarë amerikanë…

7 hours ago

BDI ndryshon gjysmën e kryesisë në Kongresin e sotëm partiak

Në Kongresin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), delegatët miratuan përbërjen e re të kryesisë së partisë, duke…

7 hours ago

Kosovë, Sveçla: Është arrestuar një ish-pjesëtar i MPB-së serbe lidhur me rrëmbimin e Vukashinoviqit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se është arrestuar një ish-pjesëtar i MPB-së të…

7 hours ago

Opinionistja e Big Brother, Monika Kryemadhi thumb për Ilir Metën? Jo gjithmonë gratë e kanë fajin

Monika Kryemadhi, e cila është opioniste e “Big Brother VIP Albania 5”, ka thumbuar ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta. Gjatë…

8 hours ago

Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen dy makina, 4 persona mbeten të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Elbasan, në afërsi të Bradasheshit. Raportohet se…

8 hours ago