Gjatë ditës së sotme janë ndërprerë punimet në hapësirën ku ka filluar ndërtimi i Xhamisë së Madhe Prishtinë.
Kjo për shkak se aty po dyshohet për një mjet shpërthyes.
Rastin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se gjatë gërmimeve është gjetur një predhë e vjetër.
Ky mjet dyshohet të ketë mbetur para shumë kohësh në atë zonë.
“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë. (dyshohet se mjet i mbetur (mine) para shumë kohësh në atë zonë ) Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.
Kujtojmë se punimet për ndërtimin e kësaj xhamie kanë nisur vetëm pak ditë më parë, gjersa javën e kaluar u protestua në hapësirën ku ky objekt fetar po ndërtohet. /albeu.com/
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…