Categories: Uncategorized

Nagavci: Të gjuash me vezë nuk të bën opozitar

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka dalë kundër një opozitarimizmi me vezë, pas sulmit të tillë që iu bë sot zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.

Sipas Nagavcit, gjuajtja me vezë nuk përdoret pa shterimin e mjeteve parlamentare.

“Ne, megjithatë nuk i trembemi as një opozite që zgjedh mjetin si të tillë, pa asnjë qëllim për të arritur, përveç mjetit që bëhet si qëllim në vete. Ndonëse kur mjetet përdoren pa pasur një qëllim në vete, kur nuk ka kauzë për të cilën ke bërë përpjekje të arrish rezultate, kur nuk ke përdorur asnjë mjet e rrugë parlamentare për të arritur qëllimet që mund të kesh, përdorimi i mjeteve joparlamentare vetëm se të shpërfaq smirën e zilinë dhe tregon se nuk ke asnjë fakt e argument për të kundërshtuar punën e mirë të pozitës, për të treguar se ke bindje e qëndrime parimore”, shkruan ajo në Facebook.

Tha se edhe partia e saj, Vetëvendosje edhe ajo e koalicionit, LDK ndajnë të njëjtin qëndrim për takës dhe për po këtë qëndrim u votuan më 6 tetor. Ajo kërkon një opozitë konstruktive.

Shkrimi i plotë i Nagavcit në Facebook:

Të gjuash me vezë, nuk të bën në vetvete opozitar.

Opozita e përgatitur, e vëmendshme e aktive do ta bënte më të vëmendshme, më të përgjegjshme e më të kujdesshme edhe pozitën.

Opozitarizmi duhet të jetë i bazuar në fakte e argumente, me dhënie të propozimeve e ideve alternative. Asnjëherë, opozita e bërë si kundërshtim vetëm sa për të kundërshtuar, nuk do të jap as rezultate e as s’fiton përkrahje.

Ne mirëpresim një opozitë konstruktive, që është në gjendje të debatojë me argumente, që ka ide e mbanë përgjegjës ekzekutivin. Një opozitë e tillë jo vetëm se do të rriste kujdesin e pozitës, por do t’i bënte mire demokracisë dhe zhvillimeve në vend.

Ne, megjithatë nuk i trembemi as një opozite që zgjedh mjetin si të tillë, pa asnjë qëllim për të arritur, përveç mjetit që bëhet si qëllim në vete.

Ndonëse kur mjetet përdoren pa pasur një qëllim në vete, kur nuk ka kauzë për të cilën ke bërë përpjekje të arrish rezultate, kur nuk ke përdorur asnjë mjet e rrugë parlamentare për të arritur qëllimet që mund të kesh, përdorimi i mjeteve joparlamentare vetëm se të shpërfaq smirën e zilinë dhe tregon se nuk ke asnjë fakt e argument për të kundërshtuar punën e mirë të pozitës, për të treguar se ke bindje e qëndrime parimore.

Sa i përket tarifës, edhe LV! edhe LDK gjatë fushatës zgjedhore i kanë bërë të qarta dhe publike qëndrimet, kemi deklaruar se tarifën do ta zëvendësojmë me reciprocitet dhe qytetarët na votuan duke na dhënë legjitimitet për të realizuar premtimet tona.

të fundit

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

31 minutes ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

48 minutes ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

60 minutes ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

1 hour ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

1 hour ago

Mandatimi i qeverisë/ Kryeministri Rama pritet të shkojë në Presidencë

Nga momenti në moment, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti…

2 hours ago