Categories: Uncategorized

Mustafa: LDK voton Qeverinë e pakicës VV nëse dështon marrëveshja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ka ende hapësirë për marrëveshjen bashkëqeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje.Ai tutje ka shtuar se Vetëvendosje ka arsye shumë të madhe ta qojë procesin përpara.

Ai një intervistë për Rtv 21 ka thënë se nëse dështon koalicioni atëherë ata do ta votojnë një qeveri të pakicës të Lëvizjes Vetëvendosje, ndonëse shton se këtë nuk do ta bëjnë me kushte.

“Mbetem me shpresë që të përfundohet ashtu siç ka filluar, që VV-ja ta shfrytëzojë mandatin dhe të tregojë vullnet të mirë. Unë mendoj që është çështje e Vetëvendosjes dhe Kurti duhet ta shfrytëzoj maksimalisht. Pas datës 4 shkurt nuk e dimë çfarë do të ndodhë, ne kemi pasur vullnet dhe kemi që ta bëjmë koalicionin me Vetëvendosjen”, ka thënë ai.Mustafa tutje ka thënë se zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje e vetme, por shton se kjo është në dorën e partisë që ka dalë e para.“Nuk duhet shumë të imtësohet kjo çështje, të dyshohet në qeverisjen e ardhshme, nuk jemi njerëz hyjnor dhe të pritet të arrihen rezultate hyjnore, jemi njerëz të zakonshëm dhe duhet ta bëjmë një qeveri për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.

të fundit

Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Do të keni një rënie të lehtë, në raport me ditët e fundit. Do të ndiheni të lodhur ose…

3 hours ago

Vrasja në Shkodër/ Ja kush ishte i riu që u ekzekutua me armë zjarri

Personi në foton e mësipërme është 34-vjeçari, Kristjan Kola i cili u ekzekutua me armë zjarri sonte në Shkodër. Ngjarja…

3 hours ago

Vrasja në Shkodër/ Policia: 34-vjeçari u ekzekutua në ambientet e jashtme të një lokali, ngrihen pika kontrolli për kapjen e autorëve

Policia ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur sonte në Shkodër. Bëhet me dije se Kristjan Kola është ekzekutuar nga…

3 hours ago

VIDEO/ Loja nuk është shqetësimi më i madh për Shqipërinë, kuqezinjtë kanë humbur… tifozët

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar sot miqësoren ndaj Gjibraltarit por ka dalë nga stadiumi me një humbje shumë të…

3 hours ago

Vrasje me armë zjarri në Shkodër, qëllohet për vdekje një person

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës. Sipas raportimeve, një person…

3 hours ago

VIDEO/ Spanja fiton, Belgjika e ekzagjeron, Gjermania bie

Nisin kualifikueset e Kupës së Botës 2026, me Spanjën në Grupin E që ka arritur një fitore 3-0 në transfertë…

4 hours ago