Categories: Uncategorized

Muriqi te Lazio vetëm çështje ditësh, agjenti konfirmon transferimin

Transferimi i Vedat Muriqit te Lazio është vetëm çështje ditësh. Marrëveshja mes futbollistit dhe drejtorit sportiv te bardhekaltëve është arritur prej disa javësh, tashmë mbetet vetëm Lazio të kënaqë Fenerbahcen me ofertën e saj.

Klubi turk nuk heq dorë nga kërkesa prej 20 milionë eurosh dhe Tare me shumë gjasa do të plotësojë kërkesat e gjigandëve nga Stambolli.

Sipas raportimit të “Tuttosport”, është vetë agjenti i lojtarit, Haluk Cantar, i cili ka konfirmuar se klienti i tij është pothuajse një lojtar i Lazios. “Jemi shumë afër përfundimit të marrëveshjes”, janë fjalët e turkut për gazetën italiane. Këtë sezon Muriqi shkëlqeu në kampionatin turk, duke qenë një nga më të mirët për ekipin e Fenerbahces.

26-vjeçari luajti në 32 ndeshje për skuadrën turke dhr shënoi 15 gola, si dhe dhuroi 6 asiste për shokët e ekipit.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago