Gjilan 4 pjesëtarë të familjes së saj dhe më pas edhe veten. Ngjarja ndodhi rreth orës 13.00 në lagjen “Bujanina”.
Punonjësja e policisë, Valdete Bllaca qëlloi mbi dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj dhe më pas u vetëvra.
None found
Autorja e këtij krimi të rëndë ishte pezulluar më herët nga puna për shkak të disa problemeve mendore.
Ajo ishte rikthyer në punë, por si pjesë e stafit civil. Prokurori i rastit Arben Kadriu, tha se vrasja ka ndodhur me armën zyrtare.
Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe prokurorët, ndërsa trupat e Viktimave u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ku do te kryet edhe autopsia.
Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri tha se qyteti dhe Kosova janë të tronditur nga kjo tragjedi e 5-fishtë në familje dhe propozoi shpalljen e një dite zie.
Sipas fqinjëve të familjes Bllaca, dyshohet që shkaku i këtij krimi në familje mund të jetë një çështja e pronësisë së banesës.
Me herët familjarët kishin pasur mosmarrëveshje për lëshimin me qira ose shitjes së shtëpisë, dhe kjo mendohet se ka sjellë edhe këtë tragjedi në familjen Bllaca. Por familjarët e 5 vrarëve kanë deklaruar se nuk kanë qene ne dijeni qe ata te kene pasur mosmarrëveshje në të kaluarën.
Sot në mbrëmje, do të përfundojë xhiro e katërt e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Shtatë ndeshje do…
Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde. Sulmuesi i krahut të djathtë i Barcelonës vazhdon të shkruajë emrin e tij në…
Avokatët e Christa Pike kishin paralajmëruar autoritetet amerikane për rreziqet serioze shëndetësore që mund të sillte ekzekutimi i saj me…
Një sulm kibernetik ka vënë në shënjestër instalimet frigoriferike që përdoren nga Shërbimi Kombëtar i Gjakut në Francë, duke rrezikuar…
Një emision televiziv në Danimarkë, i cilësuar si një version i vërtetë i filmit “The Truman Show”, ka shkaktuar zemërim…
Kina ka deklaruar se është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve…