Ditëve të para të vitit 2020, mot kryesisht me diell, në mëngjes ngrica.
Në fundjavë mundësi për reshje boreFusha të fuqishme të presionit të lartë dhe masa më të ngrohta ajore nga Evropa Qendrore, do të shtrihen mbi rajonin tonë ditëve të para të vitit 2020, bën të ditur Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorlogjisë njofton se nën këto kushte, pritet të mbajë mot kryesisht me diell, e temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, në limite të vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.
“Nga dita e diel, një turbullirë me masa të ftohta polare do të depërtojë mbi vendin tonë, që do të sjellë mot të ftohtë dhe mundësi për reshje bore”, paralajmëron PW.Sipas PW, “vlerat e cilësisë së ajrit, që gjatë ditës së mërkurë zbritën edhe në vlera mesatare, në ditët në vijim do të kalojnë në të pashëndetshme, e kohë pas kohe zbresin edhe në mesatare. Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të përmirësojë cilësinë e ajrit edhe në vlera të mira”.Parashikimi për datat 2-6 janar:
2.01 – Ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.3.01 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica.
4.01-5.01 – Ditën e shtunë, në mëngjes ftohtë dhe ngrica. Ditën vranësirat do të shtohen, gjatë natës priten reshje shiu dhe bore. Të dielen, kryesisht me vransëira, e kohë pas kohe me reshje të dobëta bore.6.01- Mot i ftohtë, kryesisht me vranësira. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.Temperaturat e ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet nga -7C deri në -1C, e maksimalet nga +3C deri në +6C, e nga dita e diel do të pësojnë rënie deri në 0C.Do të fryjë erë e lehtë nga veriu-veriperëndimi 1-3m/s.Shtypja atmosferike do të mbetet e rritur mbi vlera normale.
Rruga Librazhd–Pogradec është aktualisht e mbyllur dhe nuk lejohet qarkullimi për shkak të dëmtimeve të mëdha në aksin rrugor dhe…
Kryebashkiaku i Nju Jorkut Zohran Mamdani Ai njoftoi sonte një ndalim të përkohshëm të lëvizjes në megalopolin prej tetë milionë…
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka denoncuar situatën e paprecedent me akset e Juglindjes të dëmtuara që janë paralizuar trafikun…
Këshilli i Mandateve do të mblidhet nesër (e hënë) për trajtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres…
Përfaqësuesi Amerikan i Tregtisë, Jamieson Greer, tha sot se marrëveshjet tregtare të SHBA-së me BE, Kinën dhe partnerë të tjerë…
Një situatë dramatike me pasoja të rënda për infrastrukturën kombëtare është krijuar në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës” në…