Categories: Uncategorized

Milot Rashica zëvendësuesi i Sanchos te Dortmund?

Ylli i kosovës Milot Rashica është lidhur ngushtë me një transferimin të mundshëm te gjigandët e Borussia Dortmund, pasi këta të fundit janë në kërkim të zëvendësuesit të Jadon Sancho që me shumë gjasa do të largohet merkaton e verës.

Drejtuesit e Borussia Dortmundit e shohin Milot Rashicën e Werder Bremenit si zëvendësuesin më të përsosur për talentin anglez Jadon Sancho, sipas gazetës gjermane Deichstube.

Sancho është përfolur se do të largohet nga Dortmundi në fund të këtij sezoni, gjatë afatit kalimtar të verës. Edhe SKy Sport raportoi javën e kaluar se është e sigurt që 19-vjeçari do ta vazhdojë karrierën e tij diku tjetër sezonin e ardhshëm.

Për këtë arsye, Dortmundi ka filluar të kërkojë për një zëvendësues potencial dhe Milot Rashica është identifikuar si opsioni më i përsosur për anglezin.

Pas Weser-Kurier, kontrata e Rashicën me Bremenin përfshin një klauzolë për shkëputjen e kontratës në vlerë prej 38 milionë eurosh, mirëpo kjo klauzolë vlen vetëm për klubet jashtë Gjermanisë.

Agjenti i Rashicës, Altin Lala, së fundi e ka pranuar se ai ka biseduar me një numër të klubeve të interesuara.

Megjithatë, deri më tani, Bremeni s’ka marrë asnjë ofertë zyrtare për anësorin, sipas drejtorit sportiv Frank Baumann.

“Është e ditur se Miloti e ka një vlerë në treg. Ne kemi marrë vesh përmes agjentit të tij se për të janë të interesuar një numër i klubeve. Por, ne s’kemi negociuar me asnjë klub”, ka thënë Baumann.

Rashica, i cili ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022, i ka bërë 21 paraqitje këtë sezon me dhjetë gola dhe katër asiste.

të fundit

Altin Dumani dhe Olsian Çela, refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga…

15 minutes ago

Rama poston bisedën me Inteligjencën Artificiale, “Diella”: Më tha kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon

Kryeministrit Edi Rama, ka publikuar bisedën me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, “Diella”, të cilën e ka pyetur lidhur…

29 minutes ago

Kuvendi nis me tensione, Sali Berisha shkon në foltore, rrethohet nga Garda (VIDEO)

Këtë të premte, seanca parlamentare ka nisur me tensione e debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Tensionet nisën, pasi…

58 minutes ago

Zegjineja që ditën e parë në Kuvend: Historia ime me Gazin tashmë ka përfunduar

Këtë të premte, po mbahet seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, pas zgjedhjeve parlamentare të 11…

1 hour ago

Zgjedhjet e parakohshme të Tiranës do të bojkotohen? Flet Berisha: Është një opsion, Ogerta u shkri në dënese kur mori vesh lajmin se do jetë kandidate

Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, jashtë Kuvendi u pyet nga gazetarët nëse e kanë gati kandidatin për zgjedhjet…

1 hour ago

Nis Legjislatura e 11-të, e Kuvendit, Vasil Llajo mban fjalën e tij

Këtë të premte, ka nisur seanca në Kuvend ku pritet konstituimi i legjislaturës së re. Seanca ka nisur me Himnin…

2 hours ago