Categories: Uncategorized

Mik i ngushtë me Trump, prapaskenat e largimit të Grenell nga Gjermania

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i ngarkuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi nuk kishte shumë miq në Berlin me mënyrën e tij jodiplomatike. Tani atë e pret me sa duket një detyrë e re në Uashington.

Richard Grenell, ambasadori në Berlin pritet të dorëzojë postin e ambasadorit amerikan. Ai konsiderohet besnik i fortë i presidentit, Donald Trump dhe spekulohet, se fillimisht do të mbështesë Trumpin në fushatën elektorale. Të dielën presidenti Trump e lëvdoi ambasadorin Grenell me tone të larta për punën e tij si koordinator i përkohshëm i shërbimeve sekrete në SHBA. “Richard Grenell është një superstar”, tha Trump në një intervistë televizive. “Ai ka bërë një nga punët më të mira që kam parë ndonjëherë”.

53-vjeçari i ngarkuar amerikan edhe për dialogun Kosovë-Serbi u thirr papritur në Uashington nga Trump për të marrë detyrën e koordinatorit të shërbimit sekret, të cilën më parë e kryente Jospeh Maguire, të cilin Trump nuk e kishte më me sy të mirë. Por të enjten senati konfirmoi John Ratcliffe si koordinator permanent të 17 shërbimeve sekrete.

Që në shkurt revista amerikane “The Daily Wire” ka raportuar se Grenell i ka bërë të ditur Shtëpisë së Bardhë synimet e tij për largimin nga posti i ambasadorit në Gjermani. Por për këtë nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar as nga Shtëpia e Bardhë dhe as nga përfaqësia diplomatike në Berlin. Këtë linjë ndoqi ambasada edhe këtë të dielë.

Zëdhënësja e Grenell është shprehur për një gazetë gjermane se nuk mund “ta konfirmojë aktualisht” raportimin për dorëheqjen e Richard Grenell. Nuk jepen komente për planet dhe udhëtimet e ambasadorit, thuhet.

Richard Grenell, i cili e përfaqëson SHBA prej dy vjetësh në Berlin ka shkaktuar pakënaqësi në Gjermani si në Ministrinë e Jashtme edhe në zyrën e kancelares për shkak të mënyrës së tij të drejtpërdrejtë jodiplomatike. Nga opozita madje pati zëra për ta shpallur atë “person të padëshiruar”.

Ambasadori amerikan, Grenell kërcënoi hapur firmat gjermane me sanksione, nëse vazhdojnë të bashkëpunojnë me Iranin. Buxhetin ushtarak gjerman, Grenell e vlerësonte si shumë të vogël dhe kërcënonte me largimin e ushtarëve amerikanë nga Republika Federale. Po ashtu ai shprehej hapur kundër gazsjellësit të Balltikut ‘Nord Stream 2’.

të fundit

Horoskopi 14 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…

5 hours ago

“Më doli dhelpra përpara”, 45-vjeçarja humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…

5 hours ago

“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…

5 hours ago

I dashuruar kokë e këmbë, Gjiko zbulon si e bëri për vete Elitën: Gjëja më e veçantë, meriton të gjithë botën

I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…

6 hours ago

Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…

6 hours ago

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…

7 hours ago