Categories: Uncategorized

Meta propozon zgjidhjen: Më pak shqiptarë në Serbi e më pak serbë në Kosovë

Presidenti Meta ka uruar 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke theksuar se njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës do të sillte stabilitet për rajonin.

“Në Ballkan nga eksperienca ime 30 vjeçare nuk ka popull të keq dhe popull të mirë por ka politikë të mençur dhe vizionare dhe politikë vrastare dhe shkatërruese. Kjo është e vlefshme për të gjithë vendet dhe gjithë popujt.

Të lidhura

None found

Së dyti, në Ballkan çdo popull dhe çdo komb është shumicë në një shtet dhe është pakicë në një shtet tjetër. Zgjidhja kurrë nuk mund të jetë ndryshimi i kufijve por respektimi i njëjtë i standardeve europiane të çdo pakice në çdo vend. Kjo është arsyeja që Shqipëria ka bërë dhe bën përpjekjet maksimale për të treguar përgjegjshmërinë e plotë për respektimin e të gjithë pakicave. Pas kësaj ngjarje të rëndësishme ne kemi një ngjarje tjetër shumë të rëndësishme që është festa e Serbisë ku duhet të marrim pjesë”, tha Meta në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Kosovës.

Në fjalën e tij, presidenti Meta shtoi se mënyra e duhur për të mbajtur të rinjtë në rajon është fryma e re e bashkëpunimit.

“Ashtu siç u zgjidh problemi mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, është koha të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë. Mbështes mesazhin e sekretarit të shtetit amerikan Mike Pompeo me rastin e krijimit të qeverisë së re të Kosovës, se në zemër të një marrëveshje dhe normalizimi midis Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjelltë midis dy vendeve. Kjo do të shënonte një çlirim të jashtëzakonshëm të energjive pozitive në rajonin tonë”, shtoi Presidenti.

Në përfundim të fjalimit, Presidenti bëri një urim për Kosovën në këtë 12-vjetor të Pavarësisë duke thënë se duhen më pak shqiptarë në Serbi e më pak serbë në Kosovë për të shmangur vuajtjet e konfliktet.

“Edhe 1000 vjet për Republikën dhe Shtetin e Kosovës, për bashkëjetesën midis gjithë qytetarëve të Kosovës, për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

Kosova e pavarur tregoi se ëshë fajtor stabiliteti për të gjithë rajonin tonë, nuk ka dhe nuk ka për të pasur asnjëherë zgjidhje të qëndrueshme duke menduar një zgjidhje me më pak shqiptarë në Serbi dhe më me pak serbë në Kosovë. Do të jetë vetëm vuajtje dhe konflikte.

E vetmja zgjidhje është bashkëjetesa dhe respektimi në mënyrë rigoroze i standardeve europiane për të gjitha pakicat tona në Ballkan. Kjo do të na ndihmojë të ecim më shpejt drejt BE dhe këtë duhet ta ketë parasysh shumë mirë vetë BE sepse mbi parimin e bashkëjetesës është themeluar”, tha Presidenti.

të fundit

Nga dy finale të Championsit te beteja për të qëndruar në elitë: kriza e Valencias

Valencia, dikur një prej skuadrave më të forta të futbollit evropian, po përjeton një rënie dramatike. Klubi që në vitet…

6 hours ago

Over 38,000 female farmers in North Macedonia, but their rights remain unequal

Mbi 38 mijë gra në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara si fermere, por shumë prej tyre përballen me mungesë…

6 hours ago

Begaj holds meetings with protesters, who call for Parliament to be dissolved and a transitional government to be formed

TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…

6 hours ago

Fifth student protest, US Embassy appeals for calm and peaceful demonstration

Ambasada e SHBA ka reaguar lidhur me revoltën studentore që ka përfshirë vendin, ku sot u zhvillua protesta e 5-të…

6 hours ago

Kartonët e kuq në La Liga gjatë dekadës së fundit: Real Madridi apo Barcelona ka përfituar më shumë?

Barcelona e mposhti Real Betisin me rezultat 5-2 në udhëtim, por ndeshja u shoqërua edhe me polemika pas përjashtimit të…

6 hours ago

Begaj zhvillon takime me protestuesit, kërkohet shpërndarja e Parlamentit dhe krijimi i një qeverie tranzitore

TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…

6 hours ago