Categories: Uncategorized

Meta propozon zgjidhjen: Më pak shqiptarë në Serbi e më pak serbë në Kosovë

Presidenti Meta ka uruar 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke theksuar se njohja reciproke mes Serbisë dhe Kosovës do të sillte stabilitet për rajonin.

“Në Ballkan nga eksperienca ime 30 vjeçare nuk ka popull të keq dhe popull të mirë por ka politikë të mençur dhe vizionare dhe politikë vrastare dhe shkatërruese. Kjo është e vlefshme për të gjithë vendet dhe gjithë popujt.

Së dyti, në Ballkan çdo popull dhe çdo komb është shumicë në një shtet dhe është pakicë në një shtet tjetër. Zgjidhja kurrë nuk mund të jetë ndryshimi i kufijve por respektimi i njëjtë i standardeve europiane të çdo pakice në çdo vend. Kjo është arsyeja që Shqipëria ka bërë dhe bën përpjekjet maksimale për të treguar përgjegjshmërinë e plotë për respektimin e të gjithë pakicave. Pas kësaj ngjarje të rëndësishme ne kemi një ngjarje tjetër shumë të rëndësishme që është festa e Serbisë ku duhet të marrim pjesë”, tha Meta në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Kosovës.

Në fjalën e tij, presidenti Meta shtoi se mënyra e duhur për të mbajtur të rinjtë në rajon është fryma e re e bashkëpunimit.

“Ashtu siç u zgjidh problemi mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, është koha të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë. Mbështes mesazhin e sekretarit të shtetit amerikan Mike Pompeo me rastin e krijimit të qeverisë së re të Kosovës, se në zemër të një marrëveshje dhe normalizimi midis Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjelltë midis dy vendeve. Kjo do të shënonte një çlirim të jashtëzakonshëm të energjive pozitive në rajonin tonë”, shtoi Presidenti.

Në përfundim të fjalimit, Presidenti bëri një urim për Kosovën në këtë 12-vjetor të Pavarësisë duke thënë se duhen më pak shqiptarë në Serbi e më pak serbë në Kosovë për të shmangur vuajtjet e konfliktet.

“Edhe 1000 vjet për Republikën dhe Shtetin e Kosovës, për bashkëjetesën midis gjithë qytetarëve të Kosovës, për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

Kosova e pavarur tregoi se ëshë fajtor stabiliteti për të gjithë rajonin tonë, nuk ka dhe nuk ka për të pasur asnjëherë zgjidhje të qëndrueshme duke menduar një zgjidhje me më pak shqiptarë në Serbi dhe më me pak serbë në Kosovë. Do të jetë vetëm vuajtje dhe konflikte.

E vetmja zgjidhje është bashkëjetesa dhe respektimi në mënyrë rigoroze i standardeve europiane për të gjitha pakicat tona në Ballkan. Kjo do të na ndihmojë të ecim më shpejt drejt BE dhe këtë duhet ta ketë parasysh shumë mirë vetë BE sepse mbi parimin e bashkëjetesës është themeluar”, tha Presidenti.

të fundit

Çfarë nuk funksionoi brenda PD në zgjedhjet e 11 majit? Baçi: Ndihem përgjegjës për rezultatin e Fierit

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, teksa ishte i ftuar në studion e News24, komentoi zhvillimet e fundit politike, në…

10 minutes ago

Gjesti gjatë performancës në koncertin në Gjermani: Jam duke vuajtur, shumë keq i kam punët

Besart Kelmendi – Gjesti po vazhdon me koncerte nëpër vende të ndryshme të Evropës. Fituesi i Big Brother VIP Albania…

14 minutes ago

“Furtunë” në Policinë e Tiranës, ndryshime të drejtuesve në sektore të ndryshme

Pas përfundimit të zgjedhjeve, janë bërë transferime dhe lëvizje të shumta në policinë e kryeqytetit, ku disa shefa krimesh janë…

21 minutes ago

Babai i Ilaria Sulës rrëfen muajt e vështirë pas humbjes të së bijës: Rutina jonë është nga varrezat në shtëpi

Flamur Sula, babai i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula që u vra nga ish-partneri i saj i saj, në një intervistë…

47 minutes ago

Rritja e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë/ Protestojnë bizneset, bllokojnë hyrjet e Prishtinës!

Për dy orë të enjten u bllokuan hyrjet kryesore të Prishtinës nga protesta e bizneseve që po kundërshtojnë liberalizimin e…

51 minutes ago

Von der Leyen Merr Çmimin e Karlit të Madh, i pranishëm në ceremoni edhe kryeministri Rama

Kancelari gjerman Friedrich Merz falënderoi Von der Leyen për ofrimin e një “zëri evropian” për botën. Von der Leyen tha…

1 hour ago