Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duket të jenë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për formimin e një koalicioni për bashkëqeverisjen e vendit.
Përparimi në bisedimet disamuajshe mes partisë që i fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, dhe asaj që doli e dyta ka ndodhur në takimin e pasdites së të mërkurës, ndërmjet kreut të VV’së, Albin Kurti, dhe udhëheqësit të LDK’së, Isa Mustafa.
Dy partitë janë deklaruar pas takimit të sotëm, që zgjati rreth tri orë, duke bërë të ditur publikisht se ka pasur “përafrim” mes tyre.
“Në kuadër të rifillimit të bisedimeve, në takimin e sotëm ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pati përafrim”, ka thënë Vetëvendosje, nëpërmjet një komunikate.
Para VV’së, është deklaruar edhe LDK’ja. “Kemi lëvizje në përpjekje për marrëveshje. Do të kemi edhe një takim të radhës nesër”, ka thënë zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa.
Gazeta Express ka mësuar nga burimet e saj brenda dy partive se një marrëveshje mes tyre është “shumë afër”.
Kjo marrëveshje, siç thonë burimet e Gazetës Express nga VV’ja dhe LDK’ja, mund të nënshkruhet nesër.
Bisedimet mes dy partive kishin ngecur prej javësh, teksa LDK’ja këmbëngulte që ta merrte postin e presidentit, me ç’gjë nuk pajtohej VV’ja.
Mbetet të shihet se si janë zgjedhur mosmarrëveshjet mes dy partive.
/Express/
Fituesi i Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama, vijon të jetë pjesë e lajmeve, jo vetëm për triumfin në spektakël,…
SPAK ka përfunduar hetimet ndaj kandidates së PS për deputete në qarkun e Fierit Zegjine Çaushi, dhe ka dalë në…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar qeveri të tranzicionit. Ky propozim vjen pas ftesës së Albin…
Grupi i punës i SPAK për monitorimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore, ka zhvilluar një takim në Prokurorinë e Elbasanit,…
Kim Kardashian e bëri hyrjen e saj në Met Gala 2025 në mënyrë të vonë, por me shumë stil. Ajo…
Personi që shihni në foto, është 29-vjeçari Ardit Beshiri, është i riu që prej tre ditësh rezulton i humbur, pas…