Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë edhe këtë vit traditën e mbledhjeve të përbashkëta ndërmjet dy qeverive, ku edhe do të nënshkruhen marrëveshje të reja, e do të diskutohet për avancimin e zbatimit të marrëveshje të kaluara.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka thënë se mbledhja e përbashkët mes dy qeverive pritet të mbahet në pjesën e dytë të muajit shtator.
Ajo ka thënë se në këtë mbledhje do të nënshkruhet tri marrëveshje të “mëdha”.
“Ne kemi filluar me takime të cilat do ta organizojnë mbledhjen e përbashkët ndërmjet dy Qeverive, e cila pritet të mbahet në pjesën e dytë të shtatorit”.
“Javën e kaluar kam pasur takim me këshillin organizativë jemi në punë e sipër për tu koordinuar mes dy qeverive për marrëveshjet e radhës”.”Janë tri marrëveshje më të mëdha do ti quaja, e para është Dogana në Durrës, linja hekurudhore dhe Hidrocentrali që do të ndërtohet në republikën e Shqipërisë për Kosovën”, ka thënë ajo për EO.
Balaj-Halimaj ka folur edhe për marrëveshjet e nënshkruar vite më parë, si dhe zbatimin e tyre. Ajo ka thënë se ka pajtueshmëri mes dy palëve që të shtyhen përpara marrëveshjet e arritura, e të cilat kanë ngecur në zbatim.
Sipas saj, në takimin e ardhshëm do të ketë edhe plotësim të disa marrëveshjeve të kaluara.
Kosova dhe Shqipëria kishin filluar mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive më 11 janar të vitit 2014.Kjo mbledhje ishte mbajtur në qytetin e Prizrenit, dhe dy kryeministrat në atë kohë Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës dhe Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, e kishin cilësuar historike këtë mbledhje.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…