Categories: Uncategorized

Mbi 200 raste aktive me koronavirus në Prishtinë

Prishtinës i janë shtuar mbrëmë 14 raste të reja me COVID-19, duke bërë kështu që numri i rasteve aktive në këtë komunë të shkojë në 219. Detaje rreth gjendjes së të infektuarve dhe testimeve që janë kryer sot ka dhënë Drejtori për Shëndetësi, Bujar Gashi.

Gashi ka thënë sot janë testuar 80 persona nga kryeqyteti, të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarit shkruan ekspress.

Sipas tij, gjendja e të infektuarve është stabile, më përjashtim të personave që rezultuan pozitiv mbrëmë.

“Sot janë testuar 80 qytetetarë. Gjendja e të testuarve pozitiv është stabile, me përjashtim të rasteve të fundit që një pjesë e tyre kanë simptoma. Raste aktive në Prishtinë i kemi 219”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 457 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Nga testimi i këtyre mostrave, me COVID-19 janë konfirmuar 83 raste. Rastet pozitive janë nga Vushtrria, Prishtina, Gjilani, Peja, Mitrovica, Dragashi, Mamusha, Prizreni, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Skenderaj.

Përveç për rastet e reja pozitive, Instituti Kombëtar i Shëndetit Pubklik ka njoftuar edhe për shërimin e pesë pacientëve.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri deri tani ka arritur në 1 mijë e 916 raste. Prej tyre, 973 pacientë janë shëruar, derisa janë regjistruar edhe 34 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

të fundit

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

Në emisionin “Opinion” eshte diskutuar per hetimet e SPAK për çështjen e AKSHI, si dhe për vetpërgjimet që ka bërë…

6 hours ago

Gjergj Luca sfidon Edi Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b***thën me popullin

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i kërkoi publikisht Edi Ramës që…

6 hours ago

Balluku – Ergys Agasi/ Vangjeli dhe Peka përplasen ashpër: PS është shndërruar në një grup interesi personal

Në studion e "Çim Peka Live", i ftuar analisti Lorenc Vangjeli u përplas me gazetarin Çim Peka mbi krizën politike…

6 hours ago

Fatin për Toney e vendosin banorët

Edhe pse u largua nga gara pas votave të publikut, rrugëtimi i Toney-t në shtëpi nuk është mbyllur përfundimisht. Sonte,…

7 hours ago

E rëndë në Tepelenë, 45-vjeçari aksidentohet për vdekje, shoferi shoqërohet në polici

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Një 42-vjeçar ka përplasur me automjetin e…

7 hours ago

Agron Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se opozita…

7 hours ago