Categories: Uncategorized

Mbi 160 mijë vaksina të gripit sezonal pritet të shpërndahen

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se gjatë javës së ardhshme do të shpërndahen mbi 160 mijë vaksina të gripit sezonal për qytetarët e Kosovës.

Kështu ka deklaruar ai pas takimit me përfaqësues nga Instituti “Robert Koch”.

“Unë pata kënaqësinë që të pres përfaqësuesit e Institutit gjerman ‘Robert Koch’. Për dy javë dhe në ditët që po vazhdojnë me vizitat e tyre në QKUK, bashkëbisedimin me institucionet janë duke marrë dhe duke trajtuar mënyrat e luftimit të pandemisë. Unë mora një prezantim të shkurtër. Jam shumë i kënaqur me vlerësimin e tyre të organizimit tonë si Ministri e Shëndetësisë se si e kemi menaxhuar këtë pandemi. Sot jemi në shtatë vendet që kanë menaxhuar më së miri pandeminë COVID-19”, tha ai.

Zemaj tha se kërkon që të marrin përvojat më të mira të partnerëve të vendeve të tjera, meqë sipas tij arma më fortë e luftimit të kësaj pandemie është mbajtja e maskës, distanca fizike dhe mbajtja e higjienës personale.

Jonathan Baum nga “Robert Koch Institute” ka ngushëlluar të gjitha familjet që kanë humbur të dashurit e tyre nga virusi korona. Sipas tij, mjekët dhe e infermierët mund ta bëjnë punën e tyre në klinika, por qytetarët mund të ndihmojnë ata me mbajtjen e maskës, distancën sociale dhe mbajtjen e higjienës personale.

“COVID-19 nuk e respekton kufijtë, prandaj është e nevojshme të qëndrojmë së bashku. Është një shembull i shkëlqyer bashkëpunimi mes vendeve, që ta luftojmë këtë pandemi. Shfrytëzoj rastin që të falenderoj punëtorët shëndetësorë që janë ballafaquar gjatë kësaj kohe me pandeminë. Gjatë këtyre dy muajve jemi takuar me punëtorë shëndetësorë dhe kemi vizituar klinikat rajonale”, ka shtuar ai.

të fundit

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

13 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

34 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago