Categories: Uncategorized

Mbetët në fuqi testi PCR për hyrje në RMV, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë ende nuk kanë vendim (VIDEO)

Edhe pse u paralajmërua se këtë javë do të vendoset për hapjen e kufijve pakushte ndërmjet vendeve të rajonit, e sidomos ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ende nuk ka ndonjë vendim.

Nga ministria e Shëndetësisë thonë se po presin anëtarët e vendeve tjera të rajonit në grupin e punës për të marrë vendim të përbashkët për kufijtë.

“Janë të njohur anëtarët e grupit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Në ndërkohë priten anëtarët e tjerë të rajonit. Ky grup pune do të sigurojë shkëmbim të vazhdueshëm të informacioneve për gjendjen epidemiologjike të vendeve në rajon. Qëllimi është që të kemi një pasqyrë më të mirë të epidemisë në secilin prej vendeve dhe bazuar në atë për të marrë vendime të përbashkëta në lidhje me regjimin e kalimit të kufirit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Edhe nga ministria e Shëndetësisë së Kosovës thonë të njëjtën gjë.

“Këtyre ditëve ne jemi në kontakt edhe me vendet e rajonit po marrim statistika edhe nga vendet perëndimore, fatkeqësisht ka rritje të numrit të infeksionit. Ne jemi në vlerësim të masave, do të bëjmë edhe vlerësimin e masave të lëvizjes së qytetarëve qoftë nga vendet perëndimore qoftë të rajonit për ta ruajtur stabilitetin dhe për ta pasur situatën nën kontroll”, deklaroi Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë së Kosovës.

Ndërkohë që sot në vendin tonë janë regjistruar më shumë raste të pacientëve të shëruar nga Covid 19 se sa të infektuar. Nga gjithsej 464 teste të kryera 37 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 15.827, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin fqinjë Kosovë është 14. 692 raste me coronavirus, kurse në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 55 persona të infektuar me korona virus.

/tv21/

të fundit

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

16 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

24 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

51 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

1 hour ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

1 hour ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

1 hour ago