Categories: Uncategorized

Mbahet të shtunën seanca për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Derisa seanca për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit është raportuar se mund të mbahet të shtunën, partitë politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re janë shprehur se do ta mbështesin mocionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës është shprehur se po e shikon me vëmendje situatën dhe do të dalë me një qëndrim konkret.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka takuar të enjten krerët e disa partive politike për të marr mbështetjen për mocionin që ka nisur për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pjesë e së cilës ishte.

Çështja e taksës dhe shkarkimi i ministrit të LDK-së, Agim Veliu u bën shkas që raportet LVV-LDK të shkojnë drejt fundit dhe të prishet koalicioni qeverisës.

Të enjten Partia Demokratike e Kosovës theksoi se po shikon me vëmendje situatën dhe do të dal me një qëndrim konkret sa i përket mocionit të votëbesimit të qeverisë Kurti të cilin e ka iniciuar Lidhja Demokratike e Kosovës.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se qeveria Kurti ka zgjedhur momentin më të keq për të shkaktuar këtë krizë politike.

Ndërkaq, pas takimit ndërmjet Mustafës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ky i fundit tha se mbështesin mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Temë diskutimi ishte inicimi i mocionit për shkarkim të Qeverisë Kurti. Në bisedim me Isa Mustafën e njoftova se qëndrimi i AAK-së, është pro, ne e përkrahim”, tha Haradinaj para mediave.

Lideri i AAK-së, tha se është mirë të ndërmerren veprime dhe të krijohet Qeveria e re, duke shtuar më tej se me Mustafën do të takohet sërish.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se partia e tij e mbështet mocionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkaq sipas tij, nuk është e domosdoshme vendi të shkojë në zgjedhje.

Limaj këto komente i bëri pas takimit me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

“Ne e mbështesim këtë mocion dhe jemi të gatshëm me i dhënë nënshkrimet. Duhet të kemi një qeverisje, nuk është e domosdoshme vendi me shku në zgjedhje”, tha Limaj.

Se a do të përfshihej Nisma në një qeveri gjithëpërfshirëse, ai tha “Ne nuk mund të flasim në mënyrë hipotetike…Pas mocionit me kohë do t’iu informojmë për vendimet tona”.

Ndërkaq, edhe Aleanca Kosova e Re ka bërë të ditur se do të mbështesë mocionin e nisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

të fundit

Djali i një përkthyesi dhe një aktoreje, kush ishte Artur Zheji, gazetari i karrierës që la gjurmë në median shqiptare

Gazetari dhe publicisiti i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 64-vjeçare. Në çastet e fundit…

26 minutes ago

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare, analisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur, drejtuesi i emisionit 360 Gradë në ABC News, Artur Zheji.…

56 minutes ago

Kristjan Asllani afër humbjes së ndeshjes së parë me Torinon

Pritja mbaroi. Pas javësh të tëra thashethemesh dhe bisedimesh për transferime, fusha e futbollit më në fund do të flasë…

1 hour ago

Vuçiç ‘gjen’ zgjidhjen kundër protestave të studentëve, nxjerr administratën në anti-protesta

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po provon me çdo kusht që të ndalë protestat e studentëve në të gjithë Serbinë. Dhe…

2 hours ago

Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, kush janë dy 16-vjeçaret që humbën jetën! Reagon Shkolla e Muzikës: Lanë pas boshllëk të pazëvendësueshëm

Eriona Ramadani dhe Albina Abazi janë dy adoleshentet të cilat humbën jetën tragjikisht në një aksident në Maqedoninë e Veriut.…

2 hours ago

Elbasani goditet nga stuhia e fortë, shkakton përmbytje dhe bllokim të qarkullimit

Qyteti i Elbasanit është goditur nga moti i keq mesditën e sotme, rreth orës 14:00. Sipas informacioneve paraprake, disa zona…

2 hours ago