Kvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e tarifës 100% për mallrat nga Serbia.
Iniciues i kësaj seance është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa seanca do të mbahet në ora 11:00.
Ndryshe, ditë më parë, deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Kurtit për heqjen e taksës, raporton Telegrafi.
Haradinaj ka thënë se “Kurti është një mashtrues i madh publik”.
“Sot mori një vendim të njëanshëm që si duket nuk e ka konsultuar as partnerin që e kanë në qeveri. Po tingëllon që vet zoti Kurti është si një ‘Coronavirus’ në Kosovë”, kishte thënë Haradinaj.
Ai lidhur me çështjen e taksës, nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë e organizimit të protestave.
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…
Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…
Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…
Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…
Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…