Categories: Uncategorized

Maskat bëhen të detyrueshme në Kosovë, puna do kryhet nga shtëpia

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas një rritjeje alarmante të rasteve me Covid 19, ka marrë disa vendime duke detyruar institucionet publike dhe private të punojnë nga shtëpia dhe duke bërë të detyrueshme mbarjen e maskës gjatë gjithë kohës në hapësira pubike. Dje Kosova raportoi për 77 raste të reja me COVID-19.

Në mesazhin e Hotit thuhet: Të dashur qytetarë, rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 është shqetësuese! Mungesa e vëmendjes për parandalim të përhapjes së virusit po vë në rrezik jetët e shumë qytetarëve me ndjeshmëri të lartë, sidomos të gjyshërve e gjysheve tona!

Andaj, sipas rekomandimeve të IKShPK-së dhe OBSh-së, sot në mbledhjen e Qeverisë morëm vendim për të ngritur nivelin e reagimit institucional!

Obligohen institucionet publike dhe private që të organizojnë punën në distancë apo nga shtëpitë; Të reduktohet stafi; Të shtohen kontrollet nga inspektoratet; Të gjitha institucionet obligohen të shtojnë kontrollet në hyrje të çdo institucioni; Maskat janë obligative gjatë gjithë kohës në hapësira publike

Puna në institucione duhet të organizohet në përputhje me Manualin e Ministrisë së Shëndetësisë; Ministria e Shëndetësisë po punon në ngritjen e kapaciteteve për rritjen e numrit të testeve dhe në ngritjen e qendrave të testimeve nëpër komuna!; Ju ftoj që të jemi më vigjilentë dhe me maturi të ndalojmë përhapjen e mëtutjeshme të virusit!”

të fundit

Fatin për Toney e vendosin banorët

Edhe pse u largua nga gara pas votave të publikut, rrugëtimi i Toney-t në shtëpi nuk është mbyllur përfundimisht. Sonte,…

39 minutes ago

E rëndë në Tepelenë, 45-vjeçari aksidentohet për vdekje, shoferi shoqërohet në polici

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Një 42-vjeçar ka përplasur me automjetin e…

47 minutes ago

Agron Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se opozita…

1 hour ago

“Ke marrë 64 mijë vota dhe nuk mbledh dot 64 protestues!”, Lapaj i përgjigjet analistit: Hajde t’i nxjerrim, o do të bjerë Edi, o do të më lërë shëndeti mua!

Kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV debatoi me analistin…

2 hours ago

Vdekja e Shemsi Krasniqit, reagon Vjosa Osmani dhe Albin Kurti: Pikëllimi është mbarëkombëtar! “Xhamadani vija-vija” do vijojë të na bashkojë!

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë Albin Kurti, kanë shprehur ngushtimet për ndarjen nga jeta…

2 hours ago

Agjensia britanike e lajmeve reagon ndaj protestës/ Reuters: Akuzat për korrupsion shkaktojnë protesta kundër qeverisë shqiptare

Agjensia britanike e lajmeve, Reuters, ka reaguar ndaj protestës kombëtare të opozitës. Në artikull shkruhet se, protestuesit në Tiranë hodhën…

2 hours ago