Mbyllja e njerëzve nëpër shtëpi nga koronavirusi, ka ndikuar që kohëve të fundit në krahasim me vitin e kaluar të ketë më pak vjedhje e aksidente në vend.
Megjithatë, vetëm për dy ditë për raste të ndryshme penale, si vjedhje, grabitje, Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion 10 persona.
Këtë e ka bërë të ditur Afrim Ahmeti, drejtor i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës.
Ahmeti, thotë se situata e krijuar me pandeminë në vend, ka ndikuar në zvogëlimin e rasteve kriminale, pasi që qytetarët qëndrojnë të mbyllur që mos të infektohen.
E për këtë Ahmeti thotë se edhe personat e dyshuar që kryejnë këto vepra nuk guxojnë të lëvizin.
Ndryshe, gjatë vitit të kaluar janë shkaktuar 14 552 aksidente, ku si pasojë në 90 që ishin fatale humbën jetën 103 persona.
Ndërsa, në fundit të vitit 2019, ajo çfarë u veçua nga Drejtoria për Operacione ishte ulja e veprave penale për afër 16%. Për aktivitete kriminale u arrestuan mbi 13 mijë persona.
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…
Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata…