Categories: Uncategorized

Masat e reja kundër Covid-19 do të hyjnë në fuqi prej datës 6 korrik

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka konfirmuar se masat e reja ndaj Covid-19 do të hyjnë në fuqi prej datës 6 korrik, ditë e hënë.

Masat e reja që parashohin kufizimin e lëvizjës në tre komuna, si dhe mbylljen e bizneseve pas orës 21, u morrën pas shtimit të rasteve me Covid-19 dhe vdekjeve nga kjo sëmundje pandemike.

Dalin masat e reja, kthehet ora policore dhe mbyllen lokalet gjatë natës.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar sot masat e reja administrative me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të COVID-19.

Ai ka thënë se qysh në mbledhjen e qeverisë që do të mbahet sonte do të vendoset që në qytetet ku ka numër të madh të personave të infektuar do të kufizohet lëvizja nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

“Në qytetet ku ka numër te madh do të kufizohet plotësisht lëvizja. Nga Sonte në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri. Do te kufizojmë plotësisht lëvizjen nga ora 21 deri në orën 5 në mëngjes. Do të përcjellim pastaj lëvizjet e numrave me infektime”, ka thënë Hoti sot gjatë një konferencë për shtyp.

Ai ka thënë se gjithashtu do të reduktohen punëtoret e institucioneve, dhe do të punohet vetëm me staf esencial. Sipas rregullores Hoti ka thënë se do të përcaktohet se çfarë do të nënkuptohet me staf esencial.

“Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Jashtë kufizimit lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe shërbimin ‘merre me vete’. Numri i njerëzve përgjysmohet nëpër autobusë”, ka thënë Hoti.

Ai gjithashtu ka thënë se edhe në institucionet shëndetësore do të reduktohen shërbimet jo-esenciale.

“Do të reduktojmë numrin e të punësuarve në institucione vetëm në staf të domosdoshëm. Në institucione shëndetësore, do të reduktohen të gjitha shërbimet që janë jo-esecenciale që presin”, ka thënë Hoti.

Ai gjithashtu ka treguar se do t’i takojë kryetarët e komunave, që të krijojnë shtabet.

Sa i përket funksionimit të gastronomisë dhe restoranteve, Hoti ka thënë se nga sonte të gjitha lokalet e gastronomisë do të jenë të mbyllura nda ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Ndërkohë ka theksuar se gjatë kohës që do të lejohet puna, do të lejohet vetëm shërbimi në hapësira të hapura dhe take aëay.

“Sa i përket bizneseve. Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit.

Lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe take aëay”, ka thënë Hoti.

Gjithashtu ka treguar se edhe numri i njerëzve që do të shfrytëzojnë trafikun urban do të përgjysmohet.

“Numri i njerëzve që shfrytëzojnë një autobus publik përgjysmohet”, ka thënë Hoti.

të fundit

Zëvendësuesi i Guardiolës te Mançester Siti? Mareska: S’kam kohë për këto spekulime, e di se nga doli ky lajm

Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, ka folur për spekulimet që lidhin atë për një kalim të mundshëm në Mançester Siti.…

2 minutes ago

Njihuni me banorët e “Big Brother VIP Albania 5” (EMRAT)

Mbremjen e djeshme, nisi edicioni i pestë i “Big Brother Albania VIP”, ku banorët e parë iu bashkuan shtëpisë së…

19 minutes ago

Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit

Prokuroria e Tiranës, ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Raaportohet se…

53 minutes ago

Selvija zbulon pyetjen që Shpati a bëri për “Big Brother Vip”

Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit "Big Brother VIP Albania", por u shndërrua në një kujtesë…

1 hour ago

Vetë akuzohet për aferat miliona euro/ Si i kërcënonte Belinda Balluku punonjësit e Ujësjellësit: Do ju çoj në SPAK, po abuzoni në kurriz të qytetarëve (VIDEO)

Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë…

1 hour ago

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, arrestohen dy persona (EMRAT)

Policia e Shkodrës, ka zbardhur vrasjen e Pavlin Prekës, e ndodhur më 27 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re,…

2 hours ago