Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj, nga oborri i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se tani çdo gjë është e gatshme për tu mbajtur seanca për votimin e qeverisë së re dhe se janë pajtuar me partnerin e tyre LDK-në që partisë së Haradianajt ti takojnë katër ministri dhe zëvendëskryeministri i parë. Ai i ka konfirmuar edhe emrat e kandidatëve të partisë së tij për të qenë ministra për çka IndeksOnline ka raportuar ditë më parë.
“Aleanca në këtë qeveri mban përgjegjësi, për politikën e jashtme, ministrinë e punëve të jashtme të drejtësisë të zhvillimit ekonomik dhe të arsimit, janë zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, pastaj ministri e jashtme Meliza Haradinaj, nuk është e familjes time,ministri i drejtësisë Selim Selimi, ministri i zhvillimit ekonomik Blerim Kuqi, si dhe Ramë Likaj do të jetë ministër i Arsimit”, tha Haradinaj.
Ai tutje ka thënë se çdo gjë është e gatshme për tu mbajtur seanca, por se kohën kur ajo do të mbahen i takon LDK-së të tregoj.
Haradinaj ka sqaruar tutje se me Mustafën e kandidatin e LDK-së për kryeministër Avdullah Hoti kanë diskutuar për shumë çështje e njëra ndër to ka qenë edhe autostradat e shumë diskutuara si dhe çështja e demarkacionit.
Mirëpo prioritet i qeverisë së drejtuar nga Hoti, sipas Haradinajt duhet të jetë rimëkëmbja ekonomike, për shkak se shumë biznese janë në prag të falimentimit si dhe shumë njerëz kanë mbetur pa punë dhe rrjedhimisht janë në kufijt e ekzistencës, andaj duhet një infuzion ekonomik ka thënë Haradina
Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…
Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…
Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…
Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…