Categories: Uncategorized

Maqedonia dhe Kosova mund të shkojnë në zgjedhje në një ditë më 14 qershor

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë në pushtet tashmë ka edhe propozim konkret për mbajtjen e zgjedhjeve.

Pasi kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev, deklaroi se vendi duhet të shfrytëzojë rastin e parë për të shkuar në zgjedhje pas qetësimit të pandemisë, kjo parti pritet të propozon 14 qershorin si datë konkrete për mbajtjen e tyre, transmeton Gazeta Lajm.

Sipas mediumeve maqedonase, ky propozim ka dalur nga takimi i kryesisë partiake me udhëheqësit e Shtabeve zgjedhore të gjashtë njësive.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE është kundër mbajtjes së zgjedhjeve të shpejta, sepse sipas tyre rreziku nga pandemia ende është real.

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni duheshte të mbahen më 12 prill, por u anuluan shkaku i pandemisë.

Partitë shqiptare në Maqedoni për momentin nuk kanë ndonjë qëndrim më të theksuar lidhur me datën e re të zgjedhjeve.

Ndryshe edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me herët ka propozuar 14 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, pas rrëzimit të qeverisë së tij.

Ai pas një takimi online që kishte me qendrat e VV-së, tha se pasi edhe PDK po kërkon zgjedhje, ato janë të pashmangshme. “Pas LVV, tash edhe PDK u shpreh për zgjedhje të reja në Kosovë. Dihet se qeverinë e re të synuar nga Presidenti nuk e përkrah as Kryeparlamentarja si dhe disa deputetë të tjerë. Ky është një argument shtesë që veçse në zgjedhje duhet të shkojmë.

Ndërkohë, masat ndaj pandemisë COVID-19 po zbuten ca. Neve si LVV do të na konvenonte e diela e 14 qershorit 2020 për zgjedhje, sepse tubimin e madh përmbyllës do ta mbanim të premten me 12 qershor, pra duke e festuar njëkohësisht 15 vjetorin e themelimit të VETËVENDOSJE!-s”, ka theksuar ai.

të fundit

Eksplozivi në hotelin e njohur si biznes i Vangjush Dakos, policia del me njoftim zyrtar

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sasi e lëndës eksplozive e cila u gjet…

4 minutes ago

Taksia përplas motorin në Vlorë, i plagosuri niset me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…

23 minutes ago

Panik në Durrës/ Zbulohet një pako me eksploziv pranë hotelit të Vangjush Dakos

Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…

52 minutes ago

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…

1 hour ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

2 hours ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

2 hours ago