Brenda 24 orëve, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë dy letra të nivelit të lartë, të cilat i kërkojnë atij të heqë tarifën e vënë nga paraardhësi i tij, Ramush Haradinaj, ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në mënyrë që t’i hapej rruga rifillimit të dialogut të ngecur me Serbinë.
Zyra e Kurtit të enjten publikoi një letër nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ku thuhej se pas një bllokade 15-muajshe, “është koha të arrihet normalizimi i plotë me Serbinë, i përqendruar mbi njohjen reciproke, e cila është esenciale për njohjen e plotë ndërkombëtare të Kosovës”. Pompeo po ashtu i ka shkruar Kurtit se “heqja e tarifës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do të ishte e rëndësishme për t’i kthyer palët në tryezën e negociatave”.
“Shpresojmë se ju do ta bëni këtë prioritet dhe do të shfrytëzoni ritmin e krijuar nga planet për rivënien e linjave ajrore dhe hekurudhore mes Prishtinës dhe Beogradit”, – ka shtuar ai.
Por para letrës së Pompeos, Kurti ka marrë një tjetër të rëndësishme, nga Franca. Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marine Christine Butel, i ka sjellë Kurtit një letër të shkruar e të nënshkruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, raportojnë mediat franceze. Në letër, Macron fillimisht e ka uruar Kurtin për marrjen e postit të kryeministrit të Kosovës, pas negociatave disamuajshe mes partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Presidenti francez i ka kërkuar Kurtit ta heqë taksën ndaj Serbisë, duke u shprehur i gatshëm të organizojë një samit Kosovë-Serbi, bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
“Hapi i parë duhet të jetë rifillimi i dialogut, për të cilin jam i gatshëm të ndërmjetësoj, duke organizuar një samit në Paris, së shpejti, me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, në bashkëpunim me kancelaren Merkel dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së, Borrell”, – ka shkruar Macron.
“Rifillimi i dialogut nënkupton veprime nga të dyja palët: pezullimin e tarifës prej 100% nga Kosova, dhe pezullimin e fushatës kundër njohjeve të Kosovës nga Serbia”, – ka thënë presidenti i Francës, në letrën dërguar Kurtit.
FBI ka publikuar pamje të reja të të dyshuarit për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, ku shihet personi i…
Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë…
Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…
Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…
Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…