Categories: Uncategorized

Lorik Cana mesazh për studentët e Kosovës

Ikona e futbollit shqiptarë, Lorik Cana, i cili është edhe Anëtar i Këshillit Drejtues i Kolegjit AAB, përmes një video mesazhi i është drejtuar studentëve, duke i inkurajuar ata që të përfshihen aktivisht në ligjëratat online, të komunikojnë vazhdimisht, të informohen dhe mbi të gjitha të zbatojnë rregullat e vetizolimit duke pasur kujdes primarë për shëndetin e tyre.

Futbollisti me famë botërore, Lorik Cana në këtë video mesazh flet për pasojat që ka sjellë Pandemia COVID-19 në gjitha sferat e jetës.

Ai ka theksuar se përdorimi i platformës së mësimit online, është i domosdoshëm në këtë fazë për të gjithë studentët, duke i inkurajuar ata që të jenë aktiv dhe të përfshihen në platformën e mësimit në distancë, në mënyrë që të mos shkëputen nga procesi mësimor dhe të shfrytëzojnë këtë periudhë në mënyrën më të dobishme.

Cana i cili aktualisht jeton në Romë të Italisë, ka folur edhe për izolimin dhe zbatimin strik të rregullave të përcaktuar për të parandaluar përhapjen e mëtejme të Pandemisë COVID-19 shkruan ekspress.

Ish futbollisti dhe ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Caka porositë studentët të kenë prioritet kujdesin për shëndetin dhe mos të lejojnë që kjo periudhë e vështirë për të gjithë, të krijoj pasoja në ngritjen akademike të tyre.

Ai bënë thirrje për të ndjekur aktivisht ligjëratat online dhe të shfrytëzojnë këtë platformë për të qëndruar aktiv dhe të informuar lidhur me studimet, sportin, punën, shëndetin dhe shumë fusha të tjera, në mënyrë që të mbahet mendja e freskët. Në këtë rast ai sjellë edhe shembullin personal se si është duke e kaluar kohën aktualisht.

Cana apelon tek studentët që të lexojnë sa më shumë, të komunikojnë dhe të kenë durim, duke shpresuar se shumë shpejtë gjithçka do t’i kthehet normalitetit.

Lorik Cana, njihet gjerësisht si një personalitet shumëdimensional i cili në vazhdimësi ka qenë dhe mbetet një frymëzim për gjeneratat e reja, si model suksesi falë punës, përkushtimit dhe angazhimit të tij.

të fundit

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

37 minutes ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

38 minutes ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

1 hour ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

1 hour ago

Njihuni me parashikimin e motit për këtë të shtunë

Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata…

2 hours ago

“More me vete edhe fëmijërinë time” / Rudina Hajdari kujton të atin në 27-vjetorin e vdekjes: Më ka përndjekur dyshimi, kush kishte dorë në vrasjen tënde

Në 27-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ka ndarë një mesazh të ndjerë në kujtim të të atit.…

2 hours ago