Categories: Uncategorized

Lirohet zyrtari i NISMA-s që kërcënoi me eleminim Albin Kurtin

Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti javën e kaluar përmes rrjetit social facebook kishte kërcënuar me vrasje liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Menjëherë pas këtij kërcënimi ai u arrestua nga Policia e Kosovës ku ishte dërguar në mbajtje për 48 orë. Në seancën e mbajtur të hënën me 30 dhjetor në gjykatën themelore në Prishtinë, Prokuroria Themelore kishte këkuar 30 ditë paraburgim për Haxhi Hotin.

Por Gjykata Themelore nuk e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka marrë vendim që Haxhi Hoti të lirohet nga arresti dhe t’i caktohet masa e ndalimit për të iu afruar vendit apo personit të caktuar, në këtë rast Kurtit.

Lajmin për indeksonline e ka konfirmuar përmes telefonit zëdhënësja për informim e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

të fundit

U kthyen nga Stambolli me 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë €/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 kosovarët

Prokuroria e Tiranës, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq pesë shtetas nga Kosova, të akuzuar për veprën penale…

28 seconds ago

Të shtëna me armë në Rrogozhinë, plas sherri mes fqinjëve (EMRAT)

Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku dy persona janë plagosur me…

39 minutes ago

Detaje nga plagosja në Sarandë/ Ja kush është i lënduari (EMRI)

Detaje të reja mësohen nga plagosja që ndodhi në Sarandë. Sipas informacioneve policore, i plagosuri është identifikuar si Devis Saliaj,…

47 minutes ago

Plagoset një person në Sarandë, detajet e para

Këtë të premte, një ngjarje e rëndë ka ndodhur  në rrugën “Mitat Hoxha”, në zonën e njohur si “Ekualipsi”, ku…

57 minutes ago

Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë

Ditën e sotme 6 qershor 2025, temperaturat janë rritur dhe shumë njerëz zgjedhin të bëjnë plazh. Si pasojë e trafikut,…

1 hour ago

Ish-anëtar i klanit mafioz rrëfen trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria: 3 tonë drogë erdhën me jaht

Një bashkëpunëtor i drejtësisë italiane në Vieste ka treguar si bëhej trafiku i drogës ‘breg më breg’ mes mafies së…

2 hours ago