Categories: Uncategorized

LDK ka këto kushte për të hyrë në koalicion me VV

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk po tërhiqet nga kërkesat e saja që i kishte vënë që në fillim si kusht për të lidhur një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje (VV), shkruan GazetaBlic.

Pas zgjedhjes nga VV që Glauk Konjufca të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës, LDK për të lidhur koalicion me VV-në kusht ka rikthimin e postit të kryeparlamenatit për vete, po ashtu edhe garancia për postin e Presidentit.Kështu bënë të ditur një burim brenda LDK-së për GazetaBlic, i cili tha se në mbledhjen e kryesisë dhe të grupit parlamentar të hënën këto tema do të jenë qëndrimi i LDK-së.

Të lidhura

None found

Siç mëson GazetaBlic edhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim dhe e dëshiron për vete. “LDK nuk tërhiqet, ajo kusht për hyrje në koalicion me Vetëvendosjen e ka rikthimin e kryetarit të Kuvendit për vete, garancinë për postin e Presidentit dhe ministritë të ndahen 5 me 5. Ky pritet të jetë edhe qëndrimi i LDK-së edhe në mbledhjen e kryesisë dhe të grupit parlamentar të paralajmëruar për të hënën”, thotë për GazetaBlic ky burim nga LDK.Ndërkohë GazetaBlic ditë më parë ka raportuar që VV po mendon që t’ia bëjë një ofertë të re LDK-së që në vend të postit të kryetarit të Kuvendit, t’ia jap një ministri shtesë, pra ministritë të ndahen 6 me 4 deri në zgjedhjen e Presidentit. Por nga LDK-ja kanë thënë se nuk do ta pranojnë një ofertë të tillë.

Pas zgjedhjes së kryeparlamentarit nga ana e VV-së, LDK tha se ky post do duhej t’i takonte LDK-së pasi që edhe ashtu parashihet me Kushtetutën e vendit.“Është obligim i fituesit të zgjedhjeve që të shmang vonesat dhe t’i eliminojë pengesat për formimin e institucioneve. Ne bëmë punën tonë, zhbllokuam procesin, përkundër që s’kishim marrëveshje e as njoftim se VV do të procedojë me Kryetarin e Kuvendit. Për hir të së vërtetës, LDK, jo që ka refuzuar por, ka vlerësuar se duhet ti takojë Kryeparlamentari me marrëveshje“, kishte shkruar lideri i LDK-së, Isa Mustafa në Facebook.

LDK për ditën e hënë ka planifikuar dy takime, duke filluar nga ora 09:00 të mëngjesit është mbledhja e Kryesisë, ndërsa në orën 13:00 është planifikuar të mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së, e tërë kjo do të ndodhë 2 orë para takimit konsultativ ndërmjet liderit të VV-së Albin Kurti dhe Presidentit Hashim Thaçi, për nominimin e mandatarit për Kryeministër.

të fundit

Bërvenicë, KSHZ: Deri në orën 11:00 votuan 2.245 persona, pjesëmarrja 13%

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës…

3 minutes ago

Arlinda Zekaj appeals to judge over protection order as another letter from her is published

Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…

8 minutes ago

Hoti accuses the government of legal violations: The draft budget for 2027 was not submitted on time

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

8 minutes ago

Flames engulf hotel in Ponte di Legno, 40 guests evacuated and 16 taken to hospital

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…

9 minutes ago

Shkencëtarja e Kembrixhit mes 69 viktimave të përplasjes tragjike hekurudhore në Spanjë

Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…

9 minutes ago

Made the double-headed eagle with their hands, 4 Albanian students arrested in Montenegro

Ditën e djeshme rreth orës 17:30, katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit në Mal të…

9 minutes ago