Categories: Uncategorized

LDK i drejtohet Kurtit: Shkopin nuk e kemi përdorur dhe nuk do ta përdorim për ta goditur dikë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së mbrëmshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

LDK në reagimin e saj ka theksuar se dënon gjuhën denigruese dhe përçarëse të Kurtit.

“Lidhja Demokratike Kosovës (LDK) dënon gjuhën denigruese, fyese dhe përçarëse të kryeministrit të shkarkuar, Albin Kurtit, kundër kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe partisë në përgjithësi.

Ndryshimi i shpeshtë i qasjes ndaj LDK-së dhe kryetarit të saj, Isa Mustafa, tregojnë jo vetëm natyrën egoiste e inatçore të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, por manifestojnë edhe probleme personaliteti”, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK tutje thekson se përpjekjet e Kurtit për të krijuar përçarje në LDK, janë të kota, sepse partia e parë demokratike në Ballkan, ka përvojën dhe kulturën demokratike për të përballuar situata të tilla.

“Për dallim nga Vetëvendosje, në LDK vlerësohet dhe respektohet mendimi ndryshe, por në fund vendimet merren me shumicë votash.

Kur u duhet për arsye shëndetësore, njerëzit e LDK-së mbahen edhe për shkopi. Por, shkopin nuk e kemi përdorur dhe nuk do ta përdorin asnjëherë për ta goditur dikë apo për t’i gjuajtur institucionet e shtetit dhe as pronën private të askujt. Siç ka bërë dhe po paralajmëron se do të bëjë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti”, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK ka shtuar se sulmet e fundit kundër kryetarit të LDK-së dhe personaliteteve të partisë, na bëjnë më të fortë dhe konsistentë për të mbrojtur shtetin dhe interesat e qytetarëve.

“Lidhja Demokratike ju bën thirrje gjithë qytetarëve që të mos bien pre e fushatave linçuese të orkestruara nga Vetëvendosje kundër çdo personaliteti publik dhe privat që mendon ndryshe nga ata. LDK-ja beson dhe punon për forcimin e institucioneve dhe mekanizmave të krijuara nga shteti i Kosovës, për të garantuar liritë qytetare, lirinë e fjalës dhe mendimin ndryshe”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Ndryshe, mbrëmë kryeministri në detyrë Albin Kurti në një intervistë për Syri TV ka thënë se lideri i LDK-së së më shumë e përdor shkopin “për të goditur Vjosa Osmanin, sesa për të ecur”.

“Nëse do të kishte ndryshim në udhëheqjen e LDK-së qoftë për nga kursi, qoftë për nga personalitet do të ishte e mundshme një gjë e tillë, mirëpo siç është tani nuk mund të them se ka bashkëpunim nëse mbështetet presidenti. Nëse kryetari i LDK-së e përdor shkopin e tij më shumë për të goditur zonjën Osmani se sa për të ecur më të”, ka deklaruar Kurti.

të fundit

Horoskopi 4 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot mund të ndjeni një nevojë për më…

3 hours ago

Trump paralajmëron bisedime të reja për luftën në Ukrainë: Putini e di qëndrimin tim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar sot se pritet të zhvillojë bisedime të reja për…

3 hours ago

Hamasi: Gati të lirojmë të gjithë pengjet në këmbim të përfundimit të luftës

Hamasi thotë se mbetet i gatshëm të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Izraelin për lirimin e të gjithë pengjeve të…

3 hours ago

BSH ul komisionet për pagesat elektronike, rregulla të reja për pikat e këmbimit valutor

Të gjithë individët dhe bizneset të cilët kryejnë pagesa elektronike do të përfitojnë nga komisione më të ulëta. Në mbledhjen…

3 hours ago

Tramavaji elektrik del nga shinat në Lisbonë, 15 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 15 njerëz humbën jetën dhe rreth 18 u lënduan të mërkurën, kur tramvaji elektrik në Lisbonë, i njohur…

4 hours ago

Macron donte të vizitonte Izraelin, Netanyahu i mbyll “derën”

Presidenti francez Emmanuel Macron donte të vizitonte Izraelin, por kryeministri Benjamin Netanyahu e refuzoi këtë. Kjo u zbulua nga Meyer…

4 hours ago