Categories: Uncategorized

LDK “godet” Kurtin: Partia e Isa Mustafës i shkruan letër Trumpit e Pompeut

Koalicioni ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pësuar një “çarje” të madhe. Taksa 100% ndaj mallrave serbe i ka ndarë dy partitë partnere në bashkëqeverisje.

Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se vetëm pak kohë pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti u kishte shkruar nga një letër presidentit amerikan, Donald Trump, dhe sekretarit të jashtëm, Pompeo, ku i kishte njoftuar për formën e heqjes së taksës ndaj Serbisë, edhe LDK u ka dërguar nga një letër dy udhëheqësve të SHBA-së.

Të lidhura

None found

Sipas këtyre burimeve, LDK në letrën e saj, njofton Administratën Trump se letra e kryeministrit Albin Kurti është bërë pa koordinim me partinë e Isa Mustafës.

”Në këto letra LDK ndër të tjera ka theksuar se Kurti pa dijeninë dhe pa koordinimin e tyre i ka dërguar letrat Trumpit dhe Pompeot. Partia e Isa Mustafës konsideron se ata nuk pajtohen me propozimin e Kurtit për heqjen e pjesërishme të taksës”, thonë këto burime. LDK ndër të tjera, në këto letra konsideron se taksa 100% ndaj mallrave serbe duhet të hiqet menjëherë dhe se është kundër çdo mase tjetër pa pajtueshmërinë e SHBA-së.

Këto letra janë konfirmuar nga disa zyrtarë të LDK-së, por në kushte anonimiteti.Ndërkaq, zyrtarisht askush nuk ka dashur të flasë për këto letra.

Gazeta Blic ka provuar që të flas edhe me zëdhënësin e LDK-së, Besian Mustafa për këto letra, por ai nuk është përgjigjur në thirrjet dhe në SMS-at e redaksisë.Në anën tjetër, në letrën e tij, Kurti e kishte njoftuar presidentin amerikan, për vendimin që do ta heq taksën 100% në mënyrë të pjesshme.

LDK edhe gjatë ditë së sotme ka kërkuar heqjen e taksës. Madje, kjo parti ka thirrur një mbledhje urgjente për të diskutuar për heqjen e taksës.Isa Mustafa para kësaj mbledhjeje ka thënë se po koordinohen me partnerin qeveritar, Lëvizjen Vetëvendosje, për të gjetur gjuhë të përbashkët për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe.“Nuk e di se çka do te thote presidenti. Do ta percjellim tani kur te hyjme ne zyre. Jemi mbledh qe të koordinojmë punët tona ne parti sepse kemi punë çdo dite. Jemi marrë vesh që të mblidhemi ne ora 4 kur i përfundojëë punët. Ne po bisedojmë me VV që të kordinohemi e te gjejmë një gjuhë të përbashkët që sa më shpejt të fillojë dialogu, të hiqen tarifat e te krijohet një ambient ku mund te arrijmë një marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke”, ka thënë Mustafa.

të fundit

Bërvenicë, KSHZ: Deri në orën 11:00 votuan 2.245 persona, pjesëmarrja 13%

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës…

4 minutes ago

Arlinda Zekaj appeals to judge over protection order as another letter from her is published

Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…

9 minutes ago

Hoti accuses the government of legal violations: The draft budget for 2027 was not submitted on time

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

9 minutes ago

Flames engulf hotel in Ponte di Legno, 40 guests evacuated and 16 taken to hospital

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…

9 minutes ago

Shkencëtarja e Kembrixhit mes 69 viktimave të përplasjes tragjike hekurudhore në Spanjë

Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…

10 minutes ago

Made the double-headed eagle with their hands, 4 Albanian students arrested in Montenegro

Ditën e djeshme rreth orës 17:30, katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit në Mal të…

10 minutes ago